1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Maqedoni, rriten shpenzimet e jetës dhe çmimet e pakicës në qershor

Më të lexuarat

Shpenzimet e jetesës në qershor shënojnë rritje prej 1,5 për qind, ndërsa çmimet e pakicës janë rritur për 2,9 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave që sot i publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, shpenzimet e jetës në qershor në krahasim me majin janë rritur për 0,3 për qind, ndërsa çmimet e pakicës për 0,5 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rritje të shpenzimeve të jetesës në krahasim me majin ka tek frutat e freskëta dhe të ngrira, frutat e thata dhe prodhimet arrore, përpunimet e tjera të mishit, miellit dhe drithërat dhe prodhimet e tjera ushqimore, si dhe perimet e ngrira, përveç patateve. Në qershor ka rritje edhe te transporti ajror, cigaret, shërbimet për akomodim, pajisjet informatike, aranzhimet turistike, komunikacioni i udhëtarëve, riparimet e mobiljeve etj, njofton AIM.

Ulje të shpenzimeve të jetës ka te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç patates, pastaj te qumështi, djathi dhe gjiza, orizi, vezët, prodhimet e furrës, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore, vaji dhe yndyrat dhe pijet alkoolike. Ulje është vërejtur edhe te gazi për amvisëri, derivatet e lëngshme për amvisëri, produktet për higjienë personale dhe shëndet, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të shtëpisë, shërbimet për higjienë personale, aparatet e vogla elektrike dhe shërbimet për mirëmbajtje të shtëpisë. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit