0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Maqedoni: Qeveria e implikuar në sulmin në Goshincë !?

Më të lexuarat

Sulmi në policinë maqedonase në fshatin Goshincë ka qenë i inskenuar në mënyrë që ta tërheqë vëmendjen nga afera e përgjimeve ku në qendër është kryeministri Nikolla Gruevski, thonë shërbimet informative.
 
Për sulmin, sipas këtyre burimeve jozyrtare të disa shërbimeve informative të rajonit, janë ndarë dy milionë euro, kurse e kanë organizuar dy persona, siç thuhet nga Kosova (njëri nga rrethina e Gjakovës e tjetri nga rrethina e Pejës), raporton gazeta serbe “Blic”, transmeton Indeksonline.
 
“Ata dy vetëm një ditë para sulmit janë takuar me përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, e cila është në bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE e Gruevskit. Sipas informacioneve ata kanë marrë para që qëllimisht të sulmojnë. Përfaqësuesit e BDI-së kanë qenë kundër këtij skenari dhe në takim me këta dy persona kanë kërkuar që mos të bëhet një gjë e tillë. Është e qartë se ata dy persona vepruan sipas instruksioneve të dikujt më me shumë ndikim”, ka thënë për “Blic” një burim nga shërbimet informative.
 
Pra me këtë hedhen poshtë supozimet se ky grup ka hyrë në mënyrë të organizuar nga Kosova dhe se numri i tyre ka qenë 40.
 
Sipas po këtyre burimeve, qëllimi i inskenimit të sulmit ka qenë tërheqja e vëmendjes nga afera e cila që nga fillimi i vitit po publikohet nga lideri opozitar maqedonas Zoran Zaev i SDSM-së.
 
Njëjtë mendon edhe profesori Vladimir Pivovarov, ish shef i shërbimit informativ ushtarak të Maqedonisë.
 
“Ka dy muaj që Zaevi publikon biseda telefonike ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit nga të cilët kuptohet se në mënyrë kriminale i kanë fituar dhe organizuar zgjedhjet, si dhe për skandalet e mëdha korruptive. Edhe në protestat e gjeneralit Stojançet Angelov, i cili kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit të shtetit, qysh para dy jave ka paralajmëruar për një skenar të tillë”, thotë Pivovarov, transmeton Indeksonline.
 
“Sulmi ka ndodhur në orën 2 pas mesnatës dhe pa e shkrepur asnjë plumb. Sulmuesit i zunë rob tre policë, kurse të katërtin e lejuan që t’i lirojë të tjerët. MUP vetëm pas 10 orësh e informoi publikun për incidentin, kurse 12 orë më vonë policia me konvoj u nis drejt Goshincës sikur të shkonin në dasëm”, shton Pivovarov. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit