11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Maqedoni. Kreu i partisë Besa, Kasumi: Lufta kundër korrupsionit s’duhet të jetë selektive

Më të lexuarat

Kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoni , Bilall Kasami, duke komentuar arrestimin e dhjetëra personave, të cilët ishin pjesë e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, si përballjen me drejtësinë e strukturave të larta të VMRO-DPMNE-së, thotë se 5 deputetët e kësaj partie, do ta mbështesin parezervë Qeverinë e Zoran Zaevit.

Sipas tij, Qeveria e Zaevit është në rrugë të mbarë për ta pastruar korrupsionin dhe krimin e organizuar brenda institucioneve shtetërore, të instaluar nga qeveria paraprakee udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja dhe BDI-ja, megjithëse tërheq vërejtjen se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë joselektive.

“Si Lëvizje Besa, jemi të gatshëm ta përkrahim Qeverinë në ato momente kur do të ketë nevojë për ta pastruar plotësisht me korrupsionin e Qeverisë paraprake. Në këtë drejtim, Lëvizja Besa do të përkrahë çdo aktivitet reformues të Qeverisë. Por, për të pasur mirëbesim, kjo Qeveri, duhet të vazhdojë në këtë frymë që të spastrojë elementet korruptive që tani janë pjesë e saj, si subjekt i koalicionit qeverisës, e që më parë kanë qenë pjesë e Qeverisë me VMRO-DPMNE-në. Vetëm pastrimi i tërësishëm i elementeve të korrupsionit, mund të kthejë besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë, gjyqësorin dhe organet shtetërore në përgjithësi”, thotë Kasami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit