3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Maqedoni, bojkotohet abetarja e MASH-it?

Më të lexuarat

Meqë apeli i shoqatave të arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë, në Maqedoni, që nxënësit e klasës së parë prej shtatorit të mësojnë prej Abetares Mbarëkombëtare nuk është marrë parasysh, ata tashmë do të marrin vendime me radikale. Një prej atyre vendimeve është edhe bojkotimi i abetares ekzistuese.

Kryetari i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë, dega Likovë – Kumanovë, Etem Xheladini thotë për gazetën “Lajm” të Shkupit se kryesia e shoqatës do të mbajë mbledhje ku do të sjellë vendime radikale, meqë apeli I tyre ka rënë në vesh të shurdhër.

“Ne kemi bërë disa herë apel që në shtator edhe nxënësit shqiptarë të klasë së parë të mësojnë prej Abetares Mbarëkombëtare. Me fillimin e viti shkollor do të mblidhet kryesia dhe do të diskutojë për hapat e mëtejshëm, të cilët sigurisht se do të jenë më radikal. Ne ia kemi bërë me dije edhe arsimtarëve dhe tani do të shohim se si do të veprohet”, thotë Xheladini duke mos përjashtuar as bojkotin dhe as protestat. Ai thotë se mos ardhja e Abetares Mbarëkombëtare më një shtator në Maqedoni është një neglizhencë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Maqedonisë (MASH). “Subjektet politike nuk arritën që në 100 vjetorin e pavarësisë ti dhuronin nxënësve Abetaren Mbarëkombëtare me te cilën tashmë po mësojnë të gjithë moshatarët e tyre kudo që janë në Shqipëri, Kosovë, Presheve, Mal të Zi e diasporë, e lëre më të bëjnë diçka më të madhe”, tha Xheladini.

Po ashtu edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë po shqyrton mundësitë se si do të veprojnë. Vendimet do ti sjellin pas mbledhjes që do ta mbajnë ditëve të ardhshme.

Një nga shkaqet e mos ardhjes së Abetares Mbarëkombëtare në Maqedoni është edhe mos pasja e asnjë marrëveshjeje arsimore mes Shkupit dhe Tiranës zyrtare që nga 31 dhjetori I vitit 2010, kur dhe skadoi Marrëveshja 10-të vjeçare që kishin dy ministritë e arsimit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit