5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Maqedoni, asnjë i dënuar për djegien e flamujve shqiptarë

Më të lexuarat

Në Maqedoni askush nuk është dënuar lidhur me djegien e flamurit shqiptar dhe thirrjet raciste antishqiptare, informon agjencia e lajmeve INA.

Janë regjistruar disa incidente ku janë shfaqur thirrje raciste antishqiptare, por edhe në dy raste djegia e flamurit shqiptarë.

Në rastin e parë djegia e flamurit shqiptarë ndodhi në një ndeshje sportive në Shkup, midis klubeve të basketbollit Liria dhe Rabotniçki, ku tifozët maqedonas pas grisjes së flamurit, ata i vunë flakën dhe se për këtë incident janë pasqyruar edhe pamje filmike.

Në rastin e dytë është organizata Kristiane, e cila përmes një video – xhirimi gjithashtu ka shfaqur pamjet lidhur me djegien e flamurit shqiptarë.

Në të dyja rastet nuk janë zhvilluar hetime dhe nuk ka pasur asnjë përgjegjës për këto vepra që nxisin urretje dhe fyerje ndëretnike.

Autoritetet në Maqedoni nuk kanë kërkuar përgjegjësi as ndaj ndonjë drejtuesi të tifozëve të klubeve maqedonase, të cilët në ndeshjet sportive nga stadiumet bëjnë thirrje raciste dhe shfarosëse kundër shqiptarëve.

Mynir Ismaili nga fshati Shum i Strugës është qytetari i vetëm i dënuar me burg në Maqedoni, për shkak të djegies së flamurit maqedonas në janar të këtij viti. Ndaj tij gjykata shqiptoi burgim prej 5 muajve, ndërsa i akuzuari tha se kishte bërë aktin pas veprimeve dhe thirrjeve raciste të tifozëve maqedonas nëpër terrenet sportive kundër shqiptarëve. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit