Policia e Maqedonisë thotë se i ka arrestuar tre të dyshuar për involvim në një eksplodim, nga i cili u plagosën pesë fëmijë romë, në qytetin e Tetovës.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifoski, tha sot se janë arrestuar një 46 vjeçar, djali i tij 28 vjeçar, dhe një i ri 15 vjeçar, lidhur me shpërthimin e mbrëmshëm.
Ky zëdhënës tha se hetuesit ende po përpiqen të zbulojunë se çfarë lloj pajisjeje e ka shkaktuar shpërthimin dhe cili ishte motivi i tij.
Dy vajza 14 vjeçare kanë plagë serioze nga shpërthimi dhe gjenden në një spital në Shkup. Mjekët thonë se gjendja e tyre shëndetësore, pas operacionit, është stabile.
Tre fëmijë të tjerë janë lënduar lehtë dhe janë liruar nga spitali./ind/kohaislame