3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Manuali i lundërtarit osman Piri Reis

Më të lexuarat

Në kohët e lashta lundërtarët lundronin vetëm në afërsi të bregut dhe ishujve me qëllim që të mos humbnin në det të hapur. Ndaj, nisur nga kjo filluan të publikohen manuale që përmbanin informata të rëndësishme mbi limanet, valët e detit, rrugët lundruese dhe hartat e para gjeografike.

Mirëpo, manuali i lundërtarit osman Piri Reis shquhej nga të tjerët. Manuali i tij “Kitabi-i-Bahriye” (“Libri mbi çështjet detare”) shkruar në vitin 1526, i cili përmban më shumë se 200 harta të mëdha dhe tejet precize, ishte vërtet i jashtëzakonshëm, ngase përmbante tekste mjaft të detajuara përshkruese të cilat përmbushnin, sqaronin dhe jepnin informata të thukëta për hartat që i përmbante.

Që manuali i tij vërtet ishte mjaft i arrirë, dëshmon fakti se, gjer në ditët e sotme, akoma kanë mbetur shumë shenja të pasqaruara dhe kode të fshehura, të cilat Piri Reis i vendosi në hartat e tij, kurse mister i veçantë ka mbetur ajo se si me mjetet rrethanore, gjegjësisht teknikën e asaj kohe ia arriti të vizaton harta precize të tërë rajonit të Mesdheut (Mediteranit) po madje edhe të brigjeve të Amerikës Jugore.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit