9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Manovrat iraniane “Velajet 91”, testohen raketat Cruise “Naser” dhe “Rad”

Më të lexuarat

Admiral Amir Rastgari, zëdhënës i manovrave detare të ushtrisë iraniane “Velajet 91” njoftoi për lëshimin me sukses të raketës sipërfaqësore-ujore Cruise të quajtur “Naser”.
Siç bëri të ditur admiral Rastgari, lëshimi i kësaj rakete me rreze të shkurtër veprimi u bë nga divizioni i forcave lundruese të forcave detare të ushtrisë iraniane. Kjo raketë që ka një preçizion të lartë veprimi arrijnë të godas mjetet lundruese që lëvizin me shpejtësi të ndryshme në det dhe për nga lloji i saj është e pashoq. Në ditën e katërt të manovrave “Velajet 91” do të zbatohet faza operative dhe treguese e fuqisë të forcave detare të RII.

Në ditën e katërt të manovrave ushtarake “Velajet 91” është testuar me sukses raketa e re tokë-ajër e quajtur “Rad”, thuhet në një njoftim të zëdhënësit të këtyre manovrave Admiral Rastgari. Ai vuri në dukje se këto raketa janë prodhuar nga ekspertët vendas në organizatën hulumtuese dhe të xhihadit vetplotësues të nevojave të forcave detare të ushtrisë iraniane. Vlen të theksohet se manovrat “Velajet 91” kanë nisur ditën e premte dhe do të vazhdojnë për gjashtë ditë në meridianin 18 gradë në veri të oqeanit Indian. Në këtë manovra do të testohet gatishmëria ushtarake e marinarëve dhe pajisjet detare, bregdetare, ajrore dhe raketore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit