2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Manifestimi i synetimit në Kalanë e Shkupit

Më të lexuarat

 Shkup, 10 gusht-Dje në Kalanë e Shkupit, në organizim të OH “El Hilal” dhe me mbështetjen e Qytetit të Bursës nga Republika e Turqisë dhe Komunës së Çairit, u mbajt manifestimi tradicional i bërjes synet të fëmijëve. Aktit të synetit iu nënshtruan mbi 400 fëmijë nga qytetet e ndryshme të Maqedonisë. Paraprakisht ata defiluan para mysafirëve të pranishëm.

 
Në këtë manifestim tradicional, që mbahet 12 vjet me radhë, morën pjesë shumë mysafirë nga vendi dhe nga Bursa e Turqisë. 
 
Me këtë rast u shfaq një program artistik me këngë hyjnore të grupit të ilahive nga Tetova dhe një kolazh të folklorit burimor shqiptar të prezantuar nga ansambli “Karshiaka” nga Shkupi. 
 
Fjalime të rastit mbajtën z. Rexhep Alltepe, kryetar i Bursës, z.Izet Mexhiti, kryetar i Çairit dhe z.Behixhudin Shehabi, nikoqir i manifestimit. 
 
Ata në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë e këtij manifestimi, i cili me dimensionet e veta sociale, kulturore, fetare dhe historike i kontribuon bashkimit dhe afrimit të popujve, ruajtjes së vlerave shoqërore e kulturore, zbutjes së varfërisë por edhe përforcimit të marrëdhënieve miqësore ekzistuese ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë.
 
Në fund u bë duaja e synetit, u lëshuan fishekzjarrët dhe për mysafirët u shtrua një koktej rasti.
 
© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit