1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Manhatani i shkretëtirës”: metropoli i parë në botë ndodhet në Jemen

Më të lexuarat

Në zemër të Wadi Hadramaut në Jemen, një grumbull qiellgërvishtësish të lashtë prej balte përngjasojnë me një fener të përshtatshmërisë së llojit njerëzor edhe në mjediset më të shkreta.

Në buzë të një hapësire të izoluar të shkretëtirës të njohur si Lagje e Boshatisur,  qyteti brenda mureve i shekullit të 16-të, Shibam mbetet metropoli më i vjetër në botë që ka përdorur ndërtimin vertikal. Dikur një stacion i rëndësishëm karvanesh që transportonin erëza e temjan në rrugën përmes pllajës jugore të gadishulli Arabik, qyteti prej balte mori emërtimin “Manhatani i shkretëtirës” nga eksploratorja britanike, Freya Stark në vitet 1930.

Çdo aspekt i dizenjimit të Shibam është strategjik. Vendosur mbi një degëzim shkëmbor dhe rrethuar nga lugina të përmbytshme, pozicioni i tij i ngritur e mbron atë nga furia e ujërave ndërkohë që ruan afërsinë me burimin kryesor të ujit të pijshëm dhe për bujqësinë. Qyteti është ndërtuar mbi një rrjetë katërkëndore muresh të fortifikuar – një sistemim mbrojtës që ruante banorët e tij nga tributë rivale dhe ofronte një pikë avantazhi nga e cila mund të shihej afrimi i armiqve.

Ndërtimet e larta prej tullash balte, që ngjiten deri në shtatë kate lartësi, ishin ndërtuar nga dheu pjellor që rrethon qytetin. Përzierja e dheut me kashtën dhe ujin derdhej në formën e tullave dhe lihej të thahej në diell për ditë të tëra.

Katet e para pa dritare përdoreshin për gjënë e gjallë dhe depozitimin e të korrave, ndërsa nivelet më të larta zakonisht shërbenin si vende të përbashkëta për socializim. Urat lidhëse dhe dyert midis ndërtesave shërbenin gjithashtu edhe si rrugë e shpejtë arrastisjeje në rast rreziku, një nga masat e tjera impresionuese të qytetit sa i takon mbrojtjes.

Strukturat kërcënoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga era, shiu dhe erozioni i të nxehtit të shkretëtirës dhe kërkonin mirëmbajtje po aq të vazhdueshme. Në vitin 2008, një ciklon tropikal përmbyti Shibam, duke dëmtuar disa struktura dhe rrezikoi të shembë kullat e tij prej balte.

Qyteti është po ashtu,  nën kërcënimin e aktivitetit njerëzor. Në vitin 2015, Shibam u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik se bashku me dy vendndodhje të tjera në kohën ku shpërtheu lufta civile në Jemen e cila e zhyti vendin në një katastrofë humanitare që vazhdon ende. Ndërtesat historike pësuan dëme të dukshme gjatë bombardimeve të rënda në Sana’a dhe mbeten të rrezikuara nga konflikti i armatosur.

“Përveç se shkakton vuajtje të tmerrshme njerëzore, konflikti po shkatërron trashëgiminë unike kulturore të Jemenit, që është e pazëvendësueshme për identitetin e popullit, historinë dhe kujtesën e një dëshmi e jashtëzakonshme e arritjeve të Civilizimit Islam”, thuhet në një deklaratë të shefes së UNESCO-s, Irina Bokova.

Shibam nuk është vendndodhja e parë apo e vetme e trashëgimisë kulturore e rrezikuar nga lufta. Në vitin 1954, u miratua konventa e UNESCO-s për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rastet e konflikteve të armatosura, pas luftës së Dytë Botërore, që është edhe traktati i parë i këtij lloji. Konventa operon nën moton “që dëmtimi i pronësisë kulturore të çdo popullit, cilido qoftë ai, do të thotë dëmtim i trashëgimisë kulturore të gjithë njerëzimit” e ndaj kërkon garanci nga komuniteti ndërkombëtar.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit