Sulmuesi Sadio Mane ka thënë se dëshiron që të qëndrojë në Liverpool megjithë interesimin nga Real Madrid.
“Dua të bëhem legjendë, jo veç te Liverpool por edhe në Premier League. Ky është qëllimi im”, ka thënë Mane, shkruan Sky.
“Do të bëjë gjithçka për të arritur gjithçka që është e mundur”, ka pohuar ai.
“Arritja e 100 ndeshjeve do të thotë shumë për mua. Zhvillimi i po kaq ndeshjeve për një klub si Liverpool është e jashtëzakonshme. Sikur e kam thënë gjithmonë, jam shumë i lumtur që luajë për këtë klub”.
“Po e shijoj secilën ditë duke qenë këtu dhe do të jap gjithçka për të fituar diçka me këtë klub”.