3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Manastirliu: Vendi ka dalë nga zona e kuqe, po ecim me shpejtësi drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve

Më të lexuarat

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare ditën e sotme, teksa rendi i ditës është mjaft i ngjeshur sot për ligjvënësit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj u shpreh se vaksinimi vijon me ritme të larta dhe lajmi i mirë është se vendi ynë tashmë ka dalë nga zona e kuqe e Covid-19, krahasuar me vendet e tjera në Rajon e Ballkan.

Po ashtu, Manastirliu bën me dije se numri i pacientëve të shtruar është ulur dhe kjo falë masave të marra. Po ecet me shpejtësi drejt objektivit të ri, të arritjes së 1 milionë vaksinimeve, teksa synimi është vaksinimi i popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

Manastirliu: Mbi 746 mijë vaksina kanë mbërritur deri më sot në vendin tonë, më tepër 250 mijë janë kryer tashmë. Mbi 136 mijë janë vaksinuar me 2 doza. Kemi mbërritur në vaksinimin e moshës mbi 60 vjeç. Shqipëria sot radhitet ndër vendet me ritëm shumë të mirë për vaksinimin. Jemi në të njëjtin ritëm si mesatarja e vendeve të BE. Vaksinimi vijon më intensitete të lartë. Vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe së Covid-19 krahasuar me vendet e tjera, kemi një incidence të ulët. Vijon incidenca dy javore të mbetet e ulët, kemi një rënie të pozitivitet total, numri i pacientëve të shtruar është ulur, 111 të shtruar në të gjitha spitalet Covid. Kjo situatë është falë masave të shënjestruara. Duhet të theksojmë se sipas analizës të bërë nga ISHP, tashmë mund të shohim efektet e para të vaksinimit. Të mos harrojmë që është një moment që na thërret të gjithëve për më shumë përgjegjësi. Ne po ecim me shpejtësi drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve. Çdo javë pritet lëvrimi i mëtejshëm i kontratave të lidhura duke siguruar dozat e dyta dhe duke zgjeruar fashat. Të tjera vene ende nuk e kanë filluar vaksinimin masiv ndërsa ne po bëjmë përpjekje për të rritur numrin e vaksinave. Nëpërmjet marrëveshjeve që tashmë kanë filluar të zbatohen vijon gjithë kalendari i vaksinimit me distributorët e Sinovac dhe Sputnik. 25 mijë nga 50 mijë vaksina të Sputnik tashmë kanë mbërritur. Ndërkohë, ka përfunduar lëvrimi i kontratës me Sinovac. Sot disponohen më shumë evidenca mjekësore për efikasitetin e vaksinave. Ne jemi të vendosur të rrisim numrin e vaksinave në vend me objektin e ri për të arritur të gjithë vaksinimin e popullit deri në pranverën e ardhshme. Do të përmbyllim brenda muajit maj vaksinimin e stafeve turistike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit