6.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Maloku: Kërkesa e AAK-së ishte joreale

Më të lexuarat

Ish nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku ka thënë se kërkesa e AAK-së për të marrë postin e kryeministrit të PDK-së ka qenë joreale.
Në një intervistë për “Epokën e Re”, Maloku ka vlerësuar se kërkesa e ish-partisë së tij për ndërrim të kryeministrave në këtë situatë, ku nuk ka asnjë bashkëpunim në mes partive politike, ka qenë e rrezikshme.

Maloku derisa ishte nënkryetar i AAK-së pati dalë hapur me idenë që të bëhet një koalicion në mes të PDK-së dhe AAK-së, e që sipas tij, ky koalicion është dashur të ndodhë në fillim të këtij mandati qeverisës.

Ai sot ka deklaruar se ndjen keqardhje që nuk u arrit një marrëveshje të tillë.

Maloku ka thënë se AAK-ja është dashur të jetë më fleksibile në kërkesat e saj, e jo të bunkerizohet vetëm me një kërkesë.

“Ndërrimi i kryeministrave në këtë situatë, kur nuk ka bashkëpunim në mes partive politike ka qenë i rrezikshëm. Pra, ndërmarrja e veprimeve të tilla dhe hyrja në një krizë institucionale, e cila pashmangshëm do të na dërgonte në zgjedhje të parakohshme, pa përfunduar reforma zgjedhore, mendoj se ka qenë shumë e rrezikshme”, ka thënë Maloku. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit