0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Malisheva nuk pranon të jetë nën Gjakovë

Më të lexuarat

Pas krijimit të Regjionit të Gjakovës, Peja e Prizreni kanë humbur një territor të madh. Derisa Pejës i është shkëputur Gjakova me fshatra të saj, Prizrenit i janë marrë dy komuna, Rahoveci e Malisheva, të cilat i janë bashkuar Gjakovës.
Gjakova i është gëzuar tej mase bërjes regjion, por jo edhe komuna e Malishevës.

Malishevasit do të bëjnë përpjekje që në asnjë formë të mos jenë pjesë e territorit të Gjakovës.

Gazeta Tribuna ka kontaktuar me Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Malishevë, Enver Hotin i cili ka thënë se gjatë një mbledhje ata kanë diskutuar për shqetësimin e qytetarëve të Komunës së Malishevës, pas kalimit të shumicës së institucioneve komunale, në regjionin e Gjakovës.

“Anëtarët e KK-së, unanimisht e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë kërkuar fillimin e procedurave për rikthim nën regjionin e Prizrenit, aty ku me mijëra vite, banorët e kësaj rrethina janë të lidhur në çdo formë”, ka thënë Hoti.

Malisheva është ankuar në zyrën e kryeministrit dhe ka kundërshtuar kategorikisht shkëputjen nga Prizreni.

“Ne e kemi kundërshtuar një propozim të tillë tinëzar dhe kemi bërë një shkresë të cilën ia kemi dërguar kryeministrit dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal, por zyrtarisht ende nuk kemi pranuar një përgjigje”, ka thënë Hoti për Tribuna, duke shtuar se, pavarësisht asaj që po flitet që ne do të jemi pjesë e Regjionit të Gjakovës, zyrtarisht nuk kemi pranuar ende asnjë vendim.

Ai ka thënë se qytetarët e Malishevës janë të shqetësuar me atë që po flitet se do të jenë pjesë e Regjionit të Gjakovës dhe ne si Komunë do të bëjmë përpjekje që kjo assesi të mos ndodhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit