-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Maliki paralajmëron përleshje të armatosura në Falluxha

Më të lexuarat

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, u ka bërë thirrje banorëve të Falluxhas që të ndërmarin aksione për të dëbuar Luftëtarët e grupit islamik Shteti i Irakut dhe Shamit nga qyteti dhe, në këtë mënyrë, të shmangin sulmet e ushtrisë së regjimit shiit.

Në një deklaratë të transmetuar sot nga televizioni shtetëor, Maliki i ka quajtur militantët “terroristë”.

Ai ka paralajmëruar se Falluxha mund të përballet me rrezikun e përleshjeve të armatosura nëse ushtria hyn brenda.

Luftëtarët e grupit islamik Shteti i Irakut dhe Shamit, javën e kaluar, kanë marrë kontrollin e qytetit Falluxha dhe disa pjesë të qytetit Ramadi, por në dallim prej sukseseve të mëhershme, në situatën aktuale ata gëzojnë mbështetje nga popullata, prijësit e të cilit dit më parë u deklaruan për të vazhduar mbrojtjen e armatosur të provincave të tyre, pasi regjimi arrestoi edhe deputetin e fundit suni të kësaj zone dhe vrau vëllanë e tij dhe truprojat gjatë aksionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit