Një hajdut hyri në shtëpinë e Malik ibn Dinarit rahimehullah për të vjedhur, mirëpo u dëshpërua shumë kur pa se nuk ka çka të vjedh.
Atë e gjeti Maliku i cili sapo kishte mbaruar namazin dhe me shumë qetësi i tha: “Ke ardhur pas mirësive të dynjasë të cilat nuk i gjete. A mund tët ofroj disa furnizime për Ahiret?”
Hajduti ulet dhe fillon të dëgjojë.
Ishte aq i tronditur me fjalët e Imamit sa që shkoi me të në namazin e sabahut.
Njerëzit në xhami mbetën të befasuar me ardhjen e imamit bashkë me hajdutin e njohur në xhami.
Malik ibn Dinarin e pyetën: “Si është e mundur kjo?” Me ç’rast i u përgjigj:
“Ai erdhi tek ne për të vjedhur, mirëpo ne ia vodhëm zemrën.”