1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mali – Presidenti frances Hollande mbërrin në Tombuku

Më të lexuarat

Presidenti François Hollande mbërriti sot në Tombuktu, ku u prit nga ushtarët francezë dhe ata vendas.

Hollande i shoqëruar nga presidenti i Malit, Dioncounda Traore pritet të vizitojë një xhami historike, qendër e dorëshkrimeve të vlefshme antike, disa prej të cilave janë djegur nga islamikët.

Tombuktu, 900 kilometra në verilindje të Bamakos, ishte nën masa të rrepta sigurie.

Presidenti francez u shoqërua në Mali nga tre ministra, Laurent Fabius, i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, i Mbrojtjes dhe Pascal Canfin, i Zhvillimit.

Pasi u prit në Sevare nga presidenti i Malit, Dioncounda Traore ai shkoi menjëherë në Tombuktu.

Më pas Hollande do të udhëtojë drejt Bamakos për një drekë pune me homologun e tij./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit