13.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Mali: Përleshje në qytetin e Gao-s

Më të lexuarat

Trupat qeveritare të Malit janë ndeshur me kryengritësit islamik në rrugët e qytetit verior të Gao-s, në të cilin gjenden disa zona me një siguri të brishtë pas largimit të kryengritësve nga ofenziva e ushtrisë së udhëhequr nga trupat fanceze.

Përleshjet erdhën pasi forcat franceze së bashku me ato të Malit, morrën një pikë e cila gjatë ditëve të fundit kishe pasur dy sulme të rënda.

Kryengritësit ishin larguar nga qyteti që nga muaji i kaluar kur trupat franceze e kishin marr atë “nën kontrollë”.

Ata gjithashtu mendohet të jenë të fshehur në shkurre dhe shkretëtirë në mes të qyteteve të mëdha të veriut, duke paraqitur një kërcënim për sulme të befasishme.

Franca ka rreth 4 mijë trupa në Mali të cilat mbështetën nga aeroplanë, helikopterë dhe automjete të blinduara. Të mbështetura nga EU, NATO dhe SHBA si dhe trupat afrikane dhe trupat qeveritare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit