-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mali: Muslimanët tërhiqen për të sulmuar?

Më të lexuarat

Njësitë ushtarake të Malisë dhe Francës refuzuan të sulmonin qytetin Timbuktu, ata i druhen rezistencës së fortë të militantëve. Në periferi të qytetit veprojnë forcat e zbulimit të Francës dhe Malisë, por ushtarakët ende nuk janë në dijeni të faktit nëse rebelët do të ndërmarrin sulme të reja apo do të shpërngulen në veri në shkretëtirë, në kufi me Algjerinë.
Nëse rebelët vendosin të sulmojnë, atëherë ata mund të jenë të aftë t’u shkaktojnë probleme serioze njësive të Francës dhe Malisë. Problemi qëndron në faktin se Timbuktu mbahet nga militantët e grupit terrorist “Al-Qaeda në Magrebin islamik”. Ata konsiderohen si pjesa më e aftë për luftime e rebelëve, që kanë pushtuar veriun e Malisë.
Fundjavën e kaluar pjesëmarrësit e operacioni anti-islamik mundën të marrin shpejt qytetin Gao. Ndërkohë, ekspertët mendojnë se në këtë qytet ndodheshin vetëm grupe shumë të dobta të rebelëve. Në të njëjtën kohë, forcat kryesore të islamikëve janë përqendruar në qytetin strategjikisht të rëndësishëm Kidal. Ai mbetet ende për t’u pastruar nga rebelët dhe kjo do të jetë një detyrë shumë më e vështirë se sa çlirimi i qytetit Timbuktu. Por, ka shumë mundësi, që rebelët duke humbur kontrollin mbi qytetet e mëdha, të kalojnë në një luftë partizane. Dhe kjo do të thotë që francezët mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në Mali, mendon eksperti i Institutit rus të Afrikës Vladimir Shubin:

– Marrja e një ose dy qyteteve nuk do nënkupton ndalimin e rezistencës së rebelëve. Në qoftë se do të mund të arrihet një lloj kompromisi me tuaregët – kjo është gjë tjetër, ndërsa me ekstremistët e flakët vështirë se mund të arrihet një kompromis. Përvoja me Somalinë tregon se edhe pas çlirimit të kryeqytetit Mogadisho, lufta vazhdon ende për shumë vite.

Somalia, meqë ra fjala, mbetet zonë e kërcënimit të lartë terrorist për njerëzit nga vendet perëndimore. Në lidhje me “kërcënimin e veçantë” Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe ditën e dielë rekomandoi britanikët të largohen nga ky vend. Paralajmërimi është bërë disa ditë pasi ky departament i bëri thirrje bashkatdhetarëve të vet për të braktisur Bengazin e Libisë dhe për të mos udhëtuar “në të gjitha rajonet e Libisë”. Nivelin e lartë të kërcënimit Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe e lidh drejtpërdrejt me operacion francez në Mali. Ndërsa eksperti i Institutit rus të Afrikës Eugjeni Korendjasov nuk përjashton faktin që aktivizimi i veprimeve të dëbimit të islamikëve nga qytetet në veri të Malisë do të provokojë një valë të re terrorizmi:

– Nuk duhet të nënvlerësohet organizimi, gatishmëria dhe aftësia luftarake e njësive islamike, grupet e “Al-Qaeda” ndodhen jo vetëm në territorin e vetë Malisë, por edhe jashtë tij. Kjo dëshmohet nga përvoja e marrjes së pengjeve në Algjeri.

Pikërisht operacioni i Francës në Mali u quajt arsyeja kryesore e kapjes së kampit të spacilistëve të huaj në kompleksin e gazit. Ai siguron 10% të eksporteve të gazit nga rajoni në fjalë në Evropë. Atëherë, rreth 40 militantë nga vende të ndryshme morrën peng rreth 800 persona. Viktima u bënë 37 persona nga tetë vende të ndryshme. Luftetaret kanë kërcënuar me sulme të reja kundër të huajve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit