-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mali i Zi urdhëron largimin e priftit të Kishës Ortodokse serbe nga vendi

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi ka marrë vendim për dëbimin e Priftit të Kishës Ortodokse serbe të Podgoricës Velibor Xhomiq nga shteti, pasi, sipas Agjencisë për Siguri Kombëtare, ai është pengesë dhe rrezik për sigurinë kombëtare të Malit të Zi.

MPB i ka dhënë afat Xhomiqit që deri sonte në orën 18 të largohet nga Mali i Zi.

Pas katër vitesh procesi gjyqësor para Gjykatës Administrative të Malit të Zi, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një vendim përfundimtar në bazë të cilit urdhërohet që Xhomiq duhet lërë Malin e Zi.

“Ministria e Brendshme në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin ka për detyrë të respektojë qëndrimet e autoriteteve publike, në këtë rast Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe në procedurën përkatëse ka nxjerrë një vendim përfundimtar që duhet të zbatohet menjëherë”, thuhet në komunikatën e MPB e Malit të Zi, raporton Anadolu Agency.

Xhomiq, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitropolitit të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviq, tha mbrëmë se nuk do të largohet nga Mali i Zi.

“Unë jam në Mal të Zi dhe, me lejen e Zotit, do të qëndroj këtu sepse sistemi ligjor i këtij vendi absolutisht më lejon”, theksoi Xhomiq.

Ai njoftoi se sot do të paraqitet në Qendrën e sigurisë në Podgoricë për t’u njohur me përmbajtjen e vendimit. /ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit