1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mali i Zi, përfundon në përleshje parada e homoseksualëve

Më të lexuarat

Përleshjet dhe arrestimet ishin të shumta në Podgoricë gjatë paradës së komunitetit homoseksual “Gay Pride” në të cilën morrën pjesë qindra aktivistë LGBT të ardhur nga i gjithë rajoni, ambasadorë dhe persona publikë.

Gjatë paradës, rreth 2000 policë malazezë u gjendën përballë rreth 150 kundërshtarëve të paradës së homoseksualëve që tentuan të hynin në pjesën e qytetit ku po zhvillohej ajo.

Oficerët e policisë përdorën shkopinjtë e gomës për të shpërndarë kontestuesit e paradës, ndërkohë që këta të fundit u përgjigjën duke hedhur gurë në drejtim të agjentëve.

Pas rreth njëzetë arrestimesh, zona u mbikqyr nga helikopterët e policisë.

Parada e quajtur “Montenegro Pride” ishte e para e këtij lloji e organizuar në Podgoricë, pas asaj të korrikut të kaluar në Budva.

Muajin e kaluar, Serbia ndaloi për të tretin vit radhazi organizimin e paradës për motive sigurie, pas më shumë se 150 të plagosurve si pasojë e akteve të dhunës gjatë një organizimi të tillë në vitin 2010./ilirida/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit