17.2 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Mali i Zi, partia e Gjukanoviç fiton zgjedhjet

Më të lexuarat

PODGORICË- Koalicioni i qendrës së majtë në pushtet i formuar rreth Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviç kryeson zgjedhjet legjislative në Malin e Zi.

Koalicioni “Mali i Zi Evropian” i Gjukanoviçit ka marrë 46,1 për qind të votave, shumë përpara nga partia opozitare kryesore, koalicioni i Frontit Demokratik (DF), që mori 20 për qind të votave, sipas një sondazhi të kryer nga qendrat e votimit nga Universiteti i Podgoricës.

“Të dashur miq, kemi fituar. Mali i Zi po ecën përpara. Kemi plotësuar të gjitha kushtet për formimin e Qeverisë, që do të drejtojë vendin në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO”, deklaroi Milo Gjukanoviç.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit