1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mali i Zi padit kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Serbe

Më të lexuarat

Policia e Ulqinit, përmes një njoftimi bëri të ditur se të enjten paraqiti një padi penale ndaj kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç.

Në njoftimin e policisë theksohet se ky veprim është bërë “për shkak të veprës penale, të ndërtimit të një objekti fetar pa regjistrim dhe pa dokumentacionin përkatës për ndërtim, i cili është bërë pranë një manastiri në fshatin Zogaj të Ulqinit.”

Të mërkurën inspektorët shembën objektin e ndërtuar pa leje, i cili sipas Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi, është ndërtuar në kundërshtim me ligjin për planifikimin hapësinor të Malit të Zi.

Në Mal të Zi vazhdon përshkallëzimi i tensioneve midis qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, e cila në fillim të këtij viti, por edhe gjatë kohës së pandemisë organizoi protesta kundër ligjit për fenë, të miratuar nga Parlamenti malazez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit