1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mali i Zi i dha fund koronavirusit, sot vendosi edhe heqjen e maskave

Më të lexuarat

Trupi koordinues Nacional për sëmundje infektive në Mal të Zi sot vendosi që të ndërpritet masa e mbajtjes së maskave si obligative. Ky vendim ka ardhur me propozim të Insitutit të Shëndetit Publik.

“Mbajtja e maskave do të mbetet obligative vetëm për të punësuarit dhe pacientët nëpër spitalet publike dhe private, në institucionet sociale për mbrojtje sociale dhe përkujdesje për fëmijët. Maskat janë obligative edhe për të punësuarit dhe udhëtarët që udhëtojnë me transport publik”, theksoi Qeveria e Malit të Zi.

Po ashtu është vendosur transportimi i udhëtarëve me vendet fqinje. Ndërsa sa i përket shtetasve të huaj që do të lejohen për hyrje në vend, Instituti i Shëndetit Publik do të lejoj ata që në vendet e tyre prania e virusit është 25 raste aktive në 100 mijë banorë.

Mali i Zi ka hapur të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet për qytetarët e vendeve të cilët numrin e të infektuarve me koronavirus e kanë më pak se 25 raste në 100 mijë banorë. Në mesnatën e ditës së hënë janë hapur vendkalimet kufitare me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Kroacinë. Të gjithë qytetarët nga këto vende mund të hyjnë në Mal të Zi pa pasur nevojë të karantinimit. Qytetarët e Serbisë të cilët do të hyjnë në Mal të Zi do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Mali i Zi ka kaluar dy periudha inkubacioni 28-ditësh pa asnjë rast të infektimit me koronavirus, që do të thotë se janë arritur kushtet për shpalljen e përfundimit të epidemisë, ka thënë i ngarkuari i drejtorit të Institutit për Shëndet Publik Senad Begiq.

Trupi koordinues nacional, me propozimin e Institutit për Shëndetin Publik, ka vendosur që në tubimet publike, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, mund të marrin pjesë deri në 200 persona. Nga Qeveria e Malit të Zi kanë theksuar se është e detyrueshme respektimi i masave të distancës fizike prej së paku 2 metra.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit