-1.4 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Mali i Zi do tërheqë fjalorin që fyen shqiptarët

Më të lexuarat

Akademia e Shkencës dhe Arteve e Malit të Zi ka paralajmëruar tërheqjen dhe ndryshimin e disa pjesëve kontestuese të fjalorit që shkaktuan reagime të ashpra në opinionin vendor.

Ky paralajmërim pason Letrën e hapur të 114 intelektualëve nga Mali i Zi, në mesin e të cilëve gjenden edhe dhjetëra shqiptarë, të cilët kërkuan tërheqjen e fjalorit dhe kërkim falje ndaj qytetarëve.

Fjalori i sapobotuar i Akademisë malazeze ka shkaktuar reagime për mënyrën se si janë përcaktuar shqiptarët në Mal të Zi duke përplasur politikanë, historianë e gjuhëtarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit