0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mali, bllokohen trupat franceze

Më të lexuarat

Ofensiva franceze në Mali u ndal përkohësisht mbrëmjen e së mërkurës,  sepse trupat u përfshinë nga një stuhi e fortë rëre.

Disa qindra trupa janë aktualisht të bllokuara në aeroportin e Kidalit, qytetit të fundit të madh në duart e kryengritësve, informoi Ministria franceze e Mbrojtjes.

Kjo deklaratë kundërshton raportimet e disa orëve më parë të disa mediave ndërkombëtare, që u shprehën se kryengirtësit kishin braktisur qytetin dhe se Kidali, në verilindje të Malit, tashmë ishte në duart e ushtrisë vendase dhe komandove francezë.

Presidenti Hollande, më parë është shprehur se kinse trupat franceze kanë si synim të largohen brenda pak kohësh nga lirimi i plotë i vendit, i cili pritet t’i kalojë për administrim trupave të një koalicioni aleat vendesh afrikane./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit