3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mal i Zi cakton kufirin pa e pyetur Kosovën

Më të lexuarat

Ka kohë prej se qeveria është zotuar ta përfundojë procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Por para pak ditësh institucionet malaziase kanë vendosur shenja të reja në vijën kufitare me Kosovën e që pretendohet të jenë rreth 6km brenda territorit të Kosovës, njofton KTV.

Caktimi i kufirit nga ana e Malit të Zi është bërë pa u pyetur Kosova. Kjo ka irrituar tej mase kosovarët që jetojnë në brezin kufitar me Malin e Zi si dhe të atyre që kanë prona në pjesën neutrale.

Përcaktimi i vijës kufitare ndërmjet dy vendeve ishte paraparë të bëhej në fillim të shtatorit. Të dy vendet parimisht më herët ishin marrë vesh që vija kufitare të jetë ajo e përcaktuar në vitin 1974.

Kosova me Malin e Zi ka vijë kufitare në gjatësi 80 kilometra./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit