8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Makthi i krimit: Gruaja u hodh mbi vajzën të mbronte nga plumbat

Më të lexuarat

Tre persona janë arrestuar pasi akuzohen si autorë të plagosjes së ndodhur dje paradite në zonën e Don Boskos.
 
Në pranga kanë rënë Kreshnik Budlla, 41 vjeç, Rinald Budlla, 27 vjeç, dhe Alfred Levani, 42 vjeç. Ndërkaq po procedohet në gjendje të lirë SH. H, 38 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje me armë. Këtij të fundit gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur armë gjahu e llojit çifte dhe 24 copë fishekë arme gjahu.
 
Sipas burimeve zyrtare këta persona në verandën e një lokali kanë shkëmbyer zjrr me persona të paidentifikuar, ku si rezultat mbeti e plagosur Rozarta Laknori, 29 vjeç.
 
Ky është pikërisht edhe tmerri i gjithkujt: ta pësosh nga dëmet anësore të një krimi.
 
Dy banda u përfshinë në shkëmbim zjarri në zonën e Don Boskos, por viktima ishte një e pafajshme, e cila po konsumonte kafen e përditshme në një lokal me të shoqin dhe fëmijën 6- muajshe.
 
Rezarta është hedhur për të mbrojtur fëmijën e saj, kur u plagos.
 
I shoqi i saj, Juliani, e quan një mrekulli që gruaja e tij ka shpëtuar vetëm me një plumb.
 
Ai thotë se nuk i ka kushtuar shumë vëmendje autorëve, pasi në ato momente po shihnin të shpëtonin jetën.
 
“Kur gruaja pa që dikush nxori armën nga brezi, është ngritur menjëherë nga karrigia dhe është hedhur aty ku ishte shtrirë vajza për ta mbrojtur nga plumbat. Në atë kohë ishte qëlluar dhe e pashë që ishte gjakosur. E mbajta në duar dhe po i flisja që të mos mbyllte sytë, pasi kisha frikë se do më vdiste në duar,” rrëfen i shoqi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit