0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Makinat, në dhjetë vitet e ardhshme pa shoferë

Më të lexuarat

Skenari i filmit Transformer mund të bëhet realitet brenda pak vitesh duke qenë se makinat po kthehen në robotë automatikë
Teknologjia

Makinat e te ardhmes (1) Makinat e te ardhmes (2) Makinat e te ardhmes (3) Makinat e te ardhmes (4)

Teksa Panairi Ndërkombëtar i Konsumatorit Elektronik po zhvillohet në Detroit, ku kompanitë më të mëdha të makinave po tregojnë prototipet e tyre më të fundit.

Markat si BMW dhe Audi zbuluan makinat e tyre pa shoferë dhe kryen xhiro demonstruese. Nevada është një nga pak shtete ku është e ligjshme prova e makinave autonome, megjithëse kërkohet që një person të jetë ulur në ndenjësen e shoferit për arsye sigurie.

Modeli i BMW përdor si të gjithë makinat e tjera një timon, frena dhe valvula për të kontrolluar shpejtësinë, saktësinë dhe drejtimin në mënyrë strikte. Demonstrimi i bërë në Detroit është vetëm një aspekt i blloqeve teknologjike që duhen për ta bërë automjetin një makinë që ngitet vetë.

Ka gjithashtu sensorë, modele mjedisore dhe strategji vendimmarrëse dhe drejtuese të mjetit me të cilat kompania në fjalë po punon për t’i nxjerrë në treg. Këto nuk u përfshinë në provat e bëra në panair.

Më parë prototipat e makinave automatike të prodhuesve të tyre ishin tepër të mëdha dhe të mbuluara nga harduerë. Tani teknologjia sa vjen e po zvogëlohet dhe sensorët e kamerat janë tkurrur në përmasa që mezi t’i zë syri.

Audi është veçanërisht krenar për zvogëlimin e përmasave të sistemeve kompjuterike, që disa vite më parë zinin të gjithë bagazhin e makinës, ndërsa tani janë përfshirë në hapësirën e kroskotit. Përparësia e vërtetë e Audi-t këtë vit është kompjuteri i modelit zFas. Në të ardhmen sistemi Nvidia do mund të përdoret për qëllime të ngarjes automatike të makinave si për shembull njohja e shenjave rrugore, dallimi i këmbësorëve dhe ruajtja e korsisë.

Përmasa nuk është sfida e vetme teknologjike. Siguria është një tjetër aspekt thelbësor në zhvillimin e sistemeve kompjuterike për makinat. Nuk mund të lejohet që sistemi papritur të ndalojë së funksionuari dhe të kërkojë një rindezje, aq më tepër kur bëhet fjalë për një makinë që mund të jetë duke lëvizur me një shpejtësi të madhe.

Ligjshmëria

Prodhuesit e makinave bien dakord se para tyre ka sfida teknologjike të shumta, por këto nuk janë të vetmet me të cilat makinave pa shoferë u duhet të përballen. Këto makina janë të paktën 7 ose 10 vite larg ditës kur do të dalin në treg për shitje. Problemet më të mëdha ngrihen mbi rregullat dhe ligjet mbi të cilat do të funksionojnë këto makina. Për shembull nëse makina kryen një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari, kush do të mbajë përgjegjësi?

Shumë ligje do të duhet të rifreskohen në të gjithë botën për t’i bërë makinat autonome të ligjshme në rrugë. Prodhuesit e automjeteve kanë krijuar që tani grupe pune që do të merren me lobimin me qeveritë.

Kërkuesit dhe prodhuesit e makinave pa shoferë thonë se teknologjia do të jetë shumë më e sigurt sesa makinat që ngiten nga njerëzit, pasi nuk do të përmbajë gabime njerëzore si shpërqendrimi apo dehja.

Së pari makinat do t’i ndajnë përgjegjësitë në drejtim me pronarët e tyre njerëzorë. Kompanitë po punojnë me parkimin automatik dhe teknologjinë e asistimit në trafik, si dhe disa skenarë të ngjashëm që mund të ndodhin në rrugë. Do të ketë raste kur pronarit do t’i duhet ta ngasë makinën. Po ashtu ai nuk do të lejohet të flejë, lexojë gazetën apo përdorë një laptop gjatë kohës që makina është në lëvizje. Këto politika janë hartuar në mënyrë të tillë që të mos e lënë personin që është në makinë plotësisht pasiv, pasi ai duhet të marrë drejtimin në raste ekstreme. Makina do të ketë një sistem automatik që i bllokon internetin, materialet e shfaqura apo filmat që po shihen gjatë kohës kur fillon ngarja e makinës. Nëse shoferi nuk i përgjigjet thirrjes së makinës, atëherë do të aktivizohen alarme tingulli dhe makina do fillojë të ngadalësojë derisa të ndalojë plotësisht.

A do t’i dojë publiku?

Ekziston edhe një çështje tjetër e rëndësishme që lidhet me dëshirën e publikut për të pasur makina automatike pa shoferë. Për njerëzit që e dashurojnë drejtimin e makinës, do të jetë e vështirë të përqafojnë teknologjinë e re. Do të duhet një mënyrë e re argëtimi për shoferët që gjejnë qetësi gjatë kohës që udhëtojnë me makinë.

Megjithatë, makinat automatike do të reduktojnë lodhjen në radhën e gjatë të trafikut apo në rrugët që zgjasin qindra kilometra. Privatësia do të jetë një tjetër sfidë, duke qenë se sensorët brenda makinës do të mbledhin shumë të dhëna të cilat duhen administruar me kujdes. Ideja është që këto të dhëna të përdoren për të ndihmuar shoferin dhe për të mësuar rutinën e përditshme, që ta bëjnë familjarizimin mes mjetit dhe njeriut akoma më të madh./GSH/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit