2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Makina personale japoneze, peshon 3 kg

Më të lexuarat

Një inxhinier japonez ka ndërtuar një mjet udhëtimi personal, të cilin e ka emërtuar “WalkCar”, peshon vetëm 3 kg, punon me energji elektrike dhe mund të mbajë një njeri deri në 120 kg.
 
Një inxhinier në Japoni ka bërë një inovacion të rëndësishëm për sektorin e transportit.
Po të shikojmë përmasat, mjeti në fjalë është sa një peshore personale dhe peshon vetëm 3 kg.
Vetëm se funksioni që kryen ky mjet transporti ndryshon shumë.
WalkCar ka kapacitet të mbajë një njeri me peshë 120 kilogram dhe ju ndihmon të shtyni me lehtësi një të sëmurë që ecën në karrige me rrota.
Mjeti ua lehtëson punën edhe gjatë transportimit të ngarkesave në të përpjetë.
WalkCar punon me energji elektrike dhe aktivizohet në momentin që hipni mbi të, kurse kur zbrisni ndalon automatikisht.
Për të ndryshuar drejtimin e mjetit, mjafton që drejtuesi ta mëshojë peshën në kahun që dëshiron të shkojë.
WalkCar karikohet si një telefon celular dhe me një karikim prej 3 orësh ai mund të përshkojë 12 km rrugë.
Në shitje WalkCar do të dalë në vitin 2016 dhe parashikohet që të ketë një çmim mesatar 800 dollarë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit