-2.2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Mahathir Muhamed: Bota muslimane është në krizë dhe ja përse

Më të lexuarat

Kryeministri malajzian Mahathir Muhamed tha se bota myslimane ishte “në një gjendje krize” dhe kërkoi zgjidhje “të zbatueshme” në një fjalim në hapjen e një samiti të shteteve me shumicë muslimane në Kuala Lumpur.

“Ne të gjithë e dimë se muslimanët, besimi i tyre dhe vendet e tyre janë në një gjendje krize. Ne shohim kudo që shtetet muslimane po shkatërrohen, qytetarët e tyre janë duke u detyruar të ikin e detyrohen të kërkojnë shpëtim në vendet jo-muslimane”, tha Mahathir.

Kryeministri 94-vjeçar theksoi se shumë kombe muslimane, ndërsa kombe të tjera u shëruan dhe u zhvilluan pas shkatërrimit të Luftës së Dytë Botërore, “nuk kishin administratën e duhur, e lëre më të zhvilluara dhe të përparuara”.

Ai shtoi se “luftërat vëllavrasëse, luftërat civile, qeveritë e dështuara dhe shumë fatkeqësi të tjera” vazhdojnë të kërcënojnë shtetet muslimane dhe Islamin “pa parë një përpjekje serioze për t’i dhënë fund; ose lehtësuar ato, ose rivendosur fenë”.

Por ndërsa u kërkua një unifikim i vendeve me shumicë muslimane për të adresuar këto çështje, disa vende – përfshirë Arabinë Saudite dhe Pakistanin – kanë munguar në samit, të cilin disa e shohin si gjithnjë e më konkurrues me Organizatën për Bashkëpunim Islamik (OIC).

Të martën, Pakistani njoftoi se po tërhiqej nga samiti, duke përmendur shqetësimet e Arabisë Saudite se ky organizim mund të “ndante” botën muslimane.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, i cili ishte planifikuar si folës, gjithashtu nuk erdhi, por u tha se mungesa ishte për arsye shëndetësore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit