4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Mafia e ushqimeve, Europol sekuestron 230 milionë euro mallra false në tregjet e Europës

Më të lexuarat

Mafia e ushqimeve te falsifikuara ka marrë një goditje të rëndë në gjithë hapësirën e Europës. Europol njofton se ka realizuar një operacion të gjerë në kuadër të të cilit janë sekuestruar ushqime dhe pije ilegale, të paçertifikuara, apo produkte false me një vlerë prej 230 milionë euro. Sipas njoftimit këto ishin potencialisht të dëmshme për shëndetin dhe synonin të futeshin në tregje.

Produktet përfshijnë nga asortimente të përdorimit të përditshëm, te pijet alkoolike, uji mineral, prodhime deti, vaj ulliri, e deri te produkti luksi dhe havjar. Në operacionin e quajtur “OPSON VI” morën pjesë 61 vende, 21 prej të cilave anëtare të BE-së të cilat realizuan më shumë se 50 000 kontrolle në njësitë e shitjes duke nisur nga dyqanet, marketet, portet dhe aeroporte. Sasia e kapur dhe shpërndarja evidenton kërcënimin që vjen nga mashtrimi me ushqimin/et që kësaj radhe ishte aplikuar edhe për një produkt si uji mineral.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit