4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mafia e bixhozit në Kosovë

Më të lexuarat

Pas një investigimi prej disa kohësh “Bota sot” ka zbuluar pronarët dhe kumarxhinjtë që kontrollojnë bixhozin, lojërat e fatit, bastoret sportive në Kosovë. Ka dhe politikan dhe ministra të Qeverisë së Hashim Thaçit që shoqërohen me bixhozxhinjtë dhe pronarë bastoresh sportive.

Gazetat ka siguruar emrat e pronarëve të lojërave të fatit që aktualisht janë aktiv në Kosovë dhe që kanë ardhur nga rrjetet e bixhozxhinjve të Izraelit, Turqisë, Hungarisë, Kroacisë, Zvicrës, Gjermanisë, Greqisë, Rusët (nga Polonia), Italia, Shqipëria, Bullgaria.
Biznesi me lojërat e fatit dhe bastorëve aktualisht në Kosovë po merr përmasa të një fenomeni shqetësues dhe kriminal. Këtu janë përfshirë dhe kriminelë e mashtrues ndërkombëtar ose njerëz të afërt me ta. Në tërë Kosovën janë me qindra ose mijëra lokale të bastorëve sportive dhe bixhozit.
Disa nga to shfrytëzohen për shpëlarje parash. Të tjerat janë vendtakim i përdoruesve të drogës. Nuk mungojnë as prostitutat rusishtfolëse.
Lokalet e bixhozit janë bërë vende të delikuenteve, vende të shfrytëzimit dhe i dhunës i të rinjve të papunë.
Është e çuditshme, sepse Qeveria e Kosovës është aq liberale dhe të qetë në lidhje me fenomenin e abuzimit me lojërat e fatit dhe basteve sportive./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit