1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Madaya: “Ne duam që bota të na shikojë me mirësi dhe dhembshuri”

Më të lexuarat

Kriza e urisë në Madaya të Sirisë, që është nën bllokadën e regjimit të Asadit dhe Hizbullahut është duke u rritur. Për shkak të mungesës së ushqimit populli mundohet të mbijetojë duke i shfrytëzuar burimet ushqimore siç janë uji me kripë dhe uji i kockave. Një nga deputetët e Asadit, Ahmed Şileş, ka pohuar se, ”Politika e urisë është e gabuar, por qarku duhet të digjet plotësisht”, raporton Anadolu Agency (AA).

Qarku Madaya i cili gjendet në veri-perëndim të Damaskut, më shumë se 6 muaj gjendet i rrethuar nga ana e regjimit të Asadit dhe milicëve të Hizbullahut. Në qarkun ku jetojnë 40 mijë njerëz është ndaluar hyrja e përbërëseve themelore ushqimore dhe dalja nga qarku. Në qarkun e rrethuar me mina nga ana e Hizbullahut, për shkak të mungesës së ushqimit kanë humbur jetën 70 njerëz, ndërsa rreth 50 persona të tjerë janë sëmurë për shkak të mungesës së ushqimit, dhe presin për të marrë trajtim të menjëhershëm.

Një grua që jeton në Madaya, ku për arsye sigurie foli për AA duke e fshehur fytyrën e saj tha se ngopën duke vluar ujë, krip dhe kockë, ndërsa bashkëshorti i saj ka humbur shikimin dhe ju kanë ënjtur këmbët për shkak se janë të detyruar vazhdimisht për të pirë ujë të kripur. Një tjetër banor i qarkut, duke i bërë thirrje OKB-së, theksoi se: ”Populli në Madaya po vdes. Shkojmë në çarshi, nuk mund të gjejmë asgjë. Një kilogram grurë është 75 mijë lira siriane. Kush ka 75 mijë lira? Ne duam që bota të na shikojë me mirësi dhe dhembshuri”.

12 vjeçari Nidal Muhammed, tha se prej 6 ditësh nuk është duke ngrënë dhe se mbush barkun e tij duke pirë ujë. ”Gjendja e nënës sime është e keqe, nuk mund të gjejmë qumësht për vëllain tim. Jetojmë me ujë” shtoi Muhammed. Banori i Mayada-s, Halid Ebu Fadil, duke theksuar se për shkak të motit të ftohtë është vështirë edhe gjuetia, tha: ”Sot nuk mundem të kemi gjah asgjë. Kërkojmë për gjah për çdo gjë që mund të hahet. Edhe nëse është mace do ta hamë”.

– Thirrje për mizoritë-

Ndërkohë, deputeti nga mjedisi i ngushtë i Asadit, Ahmed Şileş, në llogarinë e rrjeteve sociale ka shkruar se: ”Unë jam krejtësisht kundër politikës së urisë në Mayada. Mayada duhet të digjet plotësisht, ashtu që nuk do të mbetet askush i uritur. Sot Mayada, nesër Guta dhe të tjerë..”. Şileş, prej të njëjtës llogari shpesh bën shpërndarje të publikimeve me të cilët mbështetë sulmet ajrore të regjimit ndaj popullit civil.

– Një kilogram sheqer për 445 lira –

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, njerëzit të cilët mundohen të ikin prej Madaya-s për të shpenzuar për nevojat e tyre, vriten nga ana e snajperistëve të regjimit dhe milicëve të Hizbullahut të vendosur në pikat e kontrollimit. Në qarkun ku dimri kalon me vështirësi, nga kushtet e pafavorshme të jetesës më së shumti preken fëmijët dhe të moshuarit.

Për shkak të mungesës, ushqimet në këtë qark në dispozicion shiten 15-20 herë më shumë se çmimi real i tyre. Mungesa tjetër e madhe në qark janë medikamentet dhe furnizimet e tjera për shëndetin. Në qarkun ku gjithashtu nuk jepet energji elektrike, populli mundohet të ngrohet duke djegur gjethet dhe copat e mbeturinave të drurit nga shtëpitë e shkatërruara.

– Sytë kthehen drejt regjimit të Asadit –

Në deklaratën të bërë dje nga ana e OKB-së, ishte njoftuar se regjimi i Asadit do të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Madaya në jug të Idlibit, në Fuar dhe Kafraya ku jeton popullsia shiite. Ende është e paqartë se kur regjimi do të fillojë të zbatojë këtë. Burimet lokale në Madaya njoftojnë se deri tani nuk ka arritur ndihma humanitare.

Në deklaratën e djeshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, ishte theksuar se: ”Kjo është një gjendje e neveritshme. Ngjarja është një tjetër dëshmi për egërsinë e regjimit të Asadit dhe se ai ka humbur legjitimitetin”.

– Lokacioni i Madaya-s –

Madaya gjendet në veri-perëndim të Damaskut, me afërsinë e tij ndaj Zebadani-t gjendet në një lokacion strategjik, në autostradën që lidh kryeqytetin me Libanin. Distanca mes dy pikave është rreth 10 kilometra.

Madaya dhe Zebadani gjenden në rajonet malore, ku jetojnë sunitë që mbështesin opozitën në Liban.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit