3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Macron në kërkim të votave nga muslimanët në Francë, pas pesë vitesh sulm ndaj tyre

Më të lexuarat

Dy vjet më parë, Chehneze dhe familja e saj paketuan gjërat nga shtëpia e tyre në Rueil-Malmaison, një periferi perëndimore e Parisit, dhe u transferuan në Birmingham.

“Ndihesha sikur kisha nevojë për një pushim nga Franca”, thotë mësuesja e shkollës fillore për openDemocracy.

Ajo tregon një rast që i kishte ndodhur: “Derisa po ecja në rrugë, një plak më tha: “Ti duhet të kthehesh në vendin tënd.” Unë kam lindur dhe jam rritur në Paris. Edhe prindërit e mi kanë lindur në Paris.”

Në një rast tjetër, “ishte një grua e cila para meje e bëri lutjen e saj krishtere, sepse kishte frikë nga unë”.

Por nuk ishte vetëm racizmi nga njerëzit e zakonshëm që e shtyu atë: ishin edhe mesazhet e tjera nga lart. “Nuk ndihesh i mirëpritur në vendin tënd”, thotë ajo.

Për shkak se ajo mban një hixhab, tregon problemet në lidhje me këtë: “Unë nuk mund të punoja në shkollat e zakonshme, nuk mund të punoja në shkolla private, disa kompani nuk do të të merrnin në punë – duhet të punosh shumë më shumë për të treguar se, “edhe pse” je musliman, ju do të bëni punën.

“Ata duan që ne të punojmë në shoqëri, por duan që ne të fshijmë faktin që jemi myslimanë.

“Një hixhab nuk e ndryshon kualitetin e mësueses që jam.”

Përfundimisht, një panik moral rreth nënave muslimane që mbanin shami gjatë kohës që shoqëronin fëmijët në udhëtimet shkollore, prishi ekuilibrin. Chehneze shfrytëzoi një mundësi për t’u transferuar në Mbreterine e Bashkuar në vitin 2020 dhe tani jeton në Birmingham.

Në tetor 2020, pak pasi ajo u largua, presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim duke u pyetur “Çfarë rrezikon sot shoqërinë tonë në Republikën tonë?” Përgjigja e tij: “Seperatizmi islamist”.

Macron shtoi: “Zyrtarët që do të zgjidhen, ndonjëherë përballë presionit nga grupet ose komunitetet… mund të marrin në konsideratë vendosjen e menuve që akomodojnë kufizime fetare në kafeteri… Zyrtarët e tjerë të zgjedhur do t’i përjashtojnë burrat ose gratë gjatë periudhave të caktuara në pishina.”

Duke i treguar këta shembuj si një “dështim republikan”, ai premtoi ligje të reja “anti-seperatizmi” për të goditur institucionet publike që ofrojnë ushqim hallall ose të fesë hebreje, apo për ato pishina që kanë seanca noti për një gjini të vetme dhe për ato biznese që ofrojnë masa të tjera për të akomoduar qytetarët muslimanë.

Çehneze u ndje e tradhtuar. “Para se të zgjidhej,” tha ajo, “ai thoshte se burkini [rrobat e notit të veshura nga disa gra muslimane] nuk janë problem, muslimanët nuk janë problem.

“Pastaj ai u kthye kundër nesh.”

Në zgjedhjet e vitit 2017, ajo votoi për Macron kundër kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen në raundin e dytë. Këtë herë, Le Pen ka premtuar të ndalojë tërësisht shamitë, duke vendosur gjoba për njerëzit që i mbajnë ato dhe të prezantojë një ligj të ri që ndalon “ideologjitë islamike”.

Por Chehneze, e cila u kthye në Paris për raundin e parë të sondazhit të dielën, është aq e zemëruar me tradhtinë e Macron, sa nuk është e sigurt nëse do të dal të votojë për të këtë herë, madje edhe kundër Le Pen. “Është si të zgjedhësh mes murtajës dhe kolerës,” tha ajo.

Fatiha Bouchelaghem është një pedagoge inxhinierie që jeton në rajonin e 20-të të Parisit. “Macron është një nga njerëzit përgjegjës për mënyrën se si diskursi për Islamin ka marrë një kthesë vërtet të gabuar në këtë vend,” tha ajo. “Ai nxiti shumë islamofobinë. Ai flet gjatë gjithë kohës për seperatizmin isalmist. Kur e dëgjoni, ai nuk flet për terrorizëm apo ekstremizëm, ai po flet për të gjithë muslimanët.”

Për Yasser Louati, kreun e “Komitetit të OJQ-ve të Parisit për Drejtësi dhe Liri për të Gjithë”, Macron u zgjodh si një “anti-Le Pen”. Por në vend të kësaj, “ai kaloi pesë vjet duke nxitur islamofobinë dhe duke miratuar ligje [islamofobike]”.

Tani, thotë ai, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale – Macron kundër Le Pen – përbënë një zgjedhje “midis të djathtës ekstreme dhe fashizmit”. “Macron ka udhëhequr një agjendë të ekstremit të djathtë që kur erdhi në pushtet,” tha ai për OpenDemocracy. “Por nëse Le Pen vjen në pushtet, gjërat do të përkeqësohen.”

Mélenchon e majta islame

Si Chehneze ashtu edhe Fatiha – dhe, me sa duket, shumica e muslimanëve francezë – votuan për kandidatin e së majtës radikale Jean-Luc Mélenchon në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. “Nëse ai do të ishte zgjedhur, [do të kishte] më pak ligje kundër muslimanëve,” tha Chehneze. “Në rrjetet sociale, të gjithë thoshin ‘ju lutem shkoni të votoni – nëse duam të jetojmë si muslimanë të lirë, votoni Mélenchon’.

Zonat me popullsi të madhe muslimane, votuan me shumicë për socialistin demokrat – Mélenchon, i cili fitoi zonën Île-Saint-Denis të Parisit me 62%, ku Macron doli i dyti me 14%. Rreth 51.5% mbështetën Mélenchon në qarkun e 15-të të Marsejës, i cili gjithashtu ka një popullsi të madhe muslimane, ndërsa një sondazh tregoi se 69% e votuesve muslimanë planifikonin të mbështesin të majtën, krahasuar me vetëm 14% që mbështetën Macron.

Askush nuk e di me saktësi se sa muslimanë ka në Francë – për arsye se një ligj i shekullit të 19-të e ndalon shtetin të përfshijë pyetje rreth racës dhe fesë në regjistrim e popullësisë. Por është e qartë se ka më shumë se në çdo vend tjetër perëndimor, me disa sondazhe që e vendosin shifrën në afro 6 milionë njerëz, që i afrohet 10% të popullsisë.

Në teori, ky duhet të jetë një bllok i fuqishëm i votave. Por e majta franceze duket se vetëm kohët e fundit e ka kuptuar: “Kur bëhet fjalë për muslimanët, e majta ka ende një problem me komunitetin musliman. Të majtët nuk i përfshijnë muslimanët në partitë e tyre. Ata janë ose njerëz për të shpëtuar nga fashistët, ose për të shpëtuar nga vetja”, thotë Louati.

“Mélenchon e ka shtyrë islamofobinë në të kaluarën, por ai ndërroi qëndrim në minutën e fundit”.

Një mobilizim afatgjatë i votës muslimane do të ketë nevojë për më shumë se një ndryshim në retorikë. “Ka pakënaqësi,” tha Louati. “Ajo që na mungon në Francë është një mobilizim që ka një përbërje më të shtuar.”

Çdo përpjekje për të organizuar komunitetet muslimane është bërë edhe më e vështirë nga goditja autoritare e Macron-it ndaj shoqërisë civile muslimane. Në vitin 2020, ministri i tij i brendshëm Gérald Darmanin mbylli një numër organizatash të komunitetit musliman, duke përfshirë Kolektivin kundër Islamofobisë, për të cilën OJQ-ja Human Rights Watch tha se “luajti një rol kyç në ofrimin e mbështetjes ligjore për njerëzit që përballen me diskriminimin anti-musliman dhe dokumentimin rreth ndikimit diskriminues, mbi masat kundër terrorizmit të muslimanëve të Francës”.

Sipas ligjeve të reja “anti-separatiste” të presidentit, shteti ka fuqi gjithëpërfshirëse për të mbyllur organizatat muslimane. Louati dhe OJQ-ja e tij aktualisht po përballen me tre padi. “Ne po përgatitemi për më të keqen – çdo organizatë mund të mbyllet,” tha ai.

“Kjo është një politikë klasike koloniale – ata bënë të njëjtën gjë në Algjeri,” argumenton Louati. Administrata franceze në Algjeri në shekujt 19 dhe 20 kishte qenë patur qëllim t’i linte njerëzit të ishin muslimanë vetëm në shtëpi, ose të shkonin në pelegrinazhin e Haxhit, për sa kohë që të krishterët liheshin në krye të çdo gjëje tjetër.

Madje edhe drejtimi i organizatave muslimane “që kryesisht mbrojnë të drejtat e muslimanëve” tani është ndalur nga shteti, thotë Bouchelaghem. “Nuk e di nëse kemi të drejtë të organizohemi politikisht në këtë vend. Ne nuk kemi të drejtë të ekzistojmë si subjekt politik. Nuk po flas për zbatimin e ligjit musliman – po flas vetëm për një organizatë që të mbrojë të drejtat tona.”

Kur krahu i majtë Mélenchon, iu bashkua një demonstrate kundër kësaj vale islamofobie, pasi ndodhi një sulm terrorist fashist në një xhami në Francën jugperëndimore, ai u etiketua si një “Islamo-Gauchiste” – “Islamo-Majtist”.

Ministri i Arsimit i Macronit, Jean-Michele Blanquer, argumentoi në vitin 2020 se “ka një luftë që duhet bërë” kundër “tezës ndërseksionale… që vjen nga universitetet amerikane”. Grupi nacionalist “Shkolla dhe Kombi”, i cili ka mbështetur kandidatin e ekstremit të djathtë Éric Zemmour, njoftoi se fjalët e Blanquer ishin marrë nga broshurat e tij “fjalë për fjalë”.

Në shkurt 2021, ministri i arsimit të lartë Frédérique Vidal e futi këtë luftë në universitete, duke shpallur një “hetim” të të ashtuquajturit “paragjykimi islamo-majtë” në akademi.

Në një debat televiziv në fillim të fushatës zgjedhore, njeriu i Macron, Darmanin, akuzoi Le Penin se nuk ishte mjaftueshëm i ashpër kundër muslimanëve. “Zonja Le Pen është bërë pak e butë,” tha ai. “Duhet të merrni disa vitamina. Nuk je mjaft e ashpër këtu… Nëse të kuptoj mirë, je e përgatitur që të mos nxjerrësh ligje për fenë dhe thua se Islami nuk është as problem.”

Louati thotë se qëllimi i Macron është i qartë: “Ai dëshiron të vrasë kapacitetin [e muslimanëve] për të qenë qytetarë.

“Ai e bën të pamundur të jesh besimtarë modernë – nëse ndonjëherë muslimanët duan të merren me politikë, të përfshihen apo edhe të shprehin opinionet e tyre politike, qeveria ka mjetet për t’i goditur ata.”

Mbi të gjitha këto, zgjedhjet janë animuar nga përshkallëzimi i dhunës policore kundër komuniteteve zezake dhe muslimane.

Më 26 mars, policia në zonën e St Denis qëlloi dhe vrau një 33-vjeçar zezak, baba të dy fëmijëve të quajtur Jean-Paul Benjamin, i cili ishte akuzuar për vjedhjen e një furgon. Më vonë doli se ai e kishte mbajtur furgonin sepse punëdhënësi i tij, një nënkontraktor i Amazon, nuk e kishte paguar. Zemërimi për vrasjen dhe raportet e mediave që përshkruanin të vdekurin si hajdut, u shoqërua me organizime të grupeve rebele dhe me arrestime, duke lënë shumë njerëz të ndiejnë pak entuziazëm për regjimin e Macron.

Në zonën e Bouchelaghem të Parisit, ka shumë njerëz me origjinë afrikano-veriore, thotë ajo. Në kolegjin e djalit të saj, “mësuesit bëjnë pyetje – ju ndiheni sikur jeni nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Kemi ndjenjën se jemi duke u vëzhguar, se njerëzit nuk na besojnë. Ata mendojnë se njerëzit po fshehin diçka brenda shtëpive tona.”

Situata ishte mjaft e keqe nën presidentët e mëparshëm Sarkozy dhe Hollande, thotë ajo, por u përshkallëzua pas sulmeve në Bataclan të Parisit dhe vrasjeve të Charlie Hebdo në 2015.

“Nuk është vetëm Macron”, tha ajo për OpenDemocracy. “E gjithë klasa politike veproi si të gjithë muslimanët të ishin përgjegjës për këtë. Edhe në partinë e Jean Luc Mélenchon keni shumë njerëz që nuk i pëlqejnë muslimanët.”

Gjatë fushatës së tij, Macron ka vazhduar të sulmojë muslimanët. Në një broshurë dërguar çdo qytetari francez, ai ngatërroi Islamin dhe krimin, duke premtuar se do të “forcojë sigurinë e përditshme dhe të luftojë kundër islamizmit – të bëjë dyfishimin e pranisë së zbatimit të ligjit në rrugët publike dhe të rekrutojë 8,500 gjyqtarë të tjerë”. Ai gjithashtu premtoi se do të “mbronte kufijtë tanë kombëtarë dhe evropianë me një forcë të re kufitare”.

Por Bouchelaghem beson se Le Pen është akoma më keq. “Unë e di se nga vjen Le Pen,” tha ajo. “Ata janë vërtet të rrezikshëm.” /opendemocracy/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit