3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mac për nga siguria 10 vite prapa Windowsit

Më të lexuarat

Me paraqitjen e Flashback kohë më parë, i cili isthe trojani i parë “i suksesshëm” për Mac OS X në sipërfaqe doli çështja e sigurisë së këtij sistemi tani kur ai u bë më i popullarizuar dhe më i përhapur. Natyrisht, me zgjerimin e bazës së shfrytëzuesve po rritet edhe interesimi i autorëve të kodit keqdashës për shfrytëzimin e saj.

Çfarë mendon për këtë Eugene Kaspersky, drejtori i Kaspersky Lab morri vesh Computer Business Review i cili me të pati intervistë në panairin Info Security 2012 i cili po mbahet gjatë kësaj jave në Londër. Sipas tij, Mac i Apple është së paku 10 vite, e ndoshta edhe 12 vite pas Microsoftit për sa i përket çështjes së sigurisë së sistemit.

– “Shumë shpejtë do të kuptohet se kanë të njëjtat probleme sikurse dhe Microsoft para 10 ose 12 viteve. Do të jenë të detyruar ta ndryshojnë ciklin e azhurnimeve të softuerit dhe të investojnë më shumë në pasqyrën e sigurisë. Kjo është saktësisht ajo që asokohe kishte bërë Microsoft pas infektimit me Blaster dhe paraqitjes së krimbave shumë më të komplikuar të cilët në afat të shkurtë zhvillimor infektuan miliona kompjuter. (…) Koha është që edhe Apple ta bëj të njëjtën gjë.

Në të njëjtin stil ai vazhdoi: “Cyberkriminelët tani kuptuan se Mac është një fushë intersante. Kanë gjithnjë e më shumë softuer malicioz për të, e më nuk bëhet fjalë vetëm për Flashback ose Fashfake. Mirë se vini në botën e Microsoftit. Është përlot me malware.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit