-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lutja e gruas së brengosur dhe nënës

Më të lexuarat

“O ALLAH, TY PO T’I BESOJ FËMIJËT E MI DHE BURRIN!”

Për shkak të obligimeve të punës së bashkëshortit, pastaj për udhëtimet e tij të shpeshta dhe të qëndrimit larg nga shtëpia, një bashkëshorte e brengosur u shqetësua për bashkëshortin e saj, por edhe për fëmijët e saj, të cilët tashmë ishin në pubertet, që valët e fitnes të mos i tërheqin në humnerën e mëkatit dhe poshtërimit. Frika e saj pati efekte shumë pozitive edhe tek burri edhe tek fëmijët e saj.

Në fakt, një ditë, derisa ishin ulur vetëm në dhomën e ndenjes, burri i saj tha:

“Gruaja ime e dashur, dua të të them se diçka e çuditshme është duke ndodhur tek unë. Po ndjej se diçka po më pengon për të bërë ndonjë mëkat, pavarësisht, a është fjala për një shikim të ndaluar, bisedë telefonike sekrete, apo korrespondencë me gra të tjera, e të ngjashme.”

Gruaja e tij në atë moment nuk u përgjigj asgjë, vetëm e shikoi dhe buzëqeshi.

Ditën tjetër, erdhi djali i saj i madh dhe i tha:
“Oj nënë, a mund të ma shpjegosh këtë gjendjen time mendore. Në fakt, sa herë që unë shkoj me shokët në qytet me qëllim të njoftimit dhe daljes me vajza, dhe sa herë që e thërras ndonjë vajzë për të biseduar apo për të caktuar ndonjë takim, unë ndjej ankth në gjoks, i cili nuk më kalon derisa ta ndërpres bisedën me të. Madje edhe kur unë jam ulur në kompjuter dhe kur jam në internet, çdo ide për të bërë ndonjë mëkat, edhe pse askush nga njerëzit nuk më sheh, më shkakton ankth të papërshkrueshëm në gjoksin tim.”

Atëherë ajo e ftoi edhe burrin e saj, dhe atyre të dyve u tha:
“Të dashurit e mi, ta dini se unë pas çdo namazi e bëj këtë lutje: “O Allahu im, Ty po ta besoj fenë time, amanetin tim, fëmijët e mi, burrin tim, zemrën time dhe zemrat e fëmijëve të mi dhe burrit tim! Ty po t’i besoj dëgjimin e tyre, shikimin, vendet e turpshme dhe të gjitha organet e tyre! Ti je rojtari dhe mbrojtësi më i mirë!”

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit