-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Lutfi Haziri: Rruga “Sllobodan Millosheviq”, provokim i rëndë

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës më të madhe në Anamoravë, Lutfi Haziri, shtypjen e tabelave për rrugët e Ranillugut me emrin diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq e quajti të papranueshme.

I pari i Gjilanit, në një prononcim për Indeksonline, këtë e cilësoi si provokim. “E papranueshme, provokative, definitivisht dhe nuk mund të lejohet kj në asnji mënyrë”, tha Haziri. Ai më tej, e la në kompetencë të Agjencionit Kadastral dhe Qeverisë, që të mos e lejoj një gjë të tillë, tu thanë se kjo kishte me shkaktue urrejtje ndëretnike.

“Agjencioni kadastral udhëheq me këtë, dhe në fund institucionet qendrore, qeveria e Kosovës është ato që duhet të vendos. Nuk mund në asnjë mënyrë të lejohet që të ketë veprime që shkaktojnë urrejtje ndëretnike e të shkaktojnë tensione. Në asnjë mënyrë”, tha Haziri. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit