2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

LUSTRIMI, LISTËS I SHTOHEN EDHE TRE SHQIPTARË

Më të lexuarat

Zgjerohet lista e personave të shpallur nga Komisioni për Verifikimin e Fakteve në Maqedoni si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

Gazetarë, ish-deputetë, ish-gjykatës, ish-kryetar komunash, ish-drejtorë të drejtorive dhe të tjera profile të personave janë identifikuar se kanë pasur lidhje dhe kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të shtetit, njofton Zhurnal.

Mustafa Spahiu (gazetar), Hisen Shaqiri (gazetar) dhe Rexhep Zllatku, janë tre emrat e rinj të shqiptarëve që janë gjetur në listën e bashkëpunëtorëve krahas nëntë personave të tjerë që janë shtuar në mënyrë plotësuese së fundmi, si Trendafil Ivanovski (ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese), Milenko Gaber (ish-drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Berovë), Gjorgji Përcullovski (ish-kryetar i Komunës Berovë), Mihail Andreev (ish-drejtor), Kiro Leonid (ish-drejtor), Branko Temov (ish-anëtar i Këshillit Drejtues), Petar Cellakoski (ish-drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Manastir) dhe Kiro Dojçinovski (ish-deputet).

Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka paralajmëruar se do të vijojë më tej lustrimin e ish-funksionarëve që më pas të kalojë edhe në atë të funksionarëve aktualë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit