2.8 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Lushtaku për përgjimet: Nuk ia kam frikën kujt

Më të lexuarat

Njëri prej protagonistëve të skandalin e përgjimeve, Sami Lushtaku tregon edhe një herë “muskujt’.
“Punën e frikës nuk e kam shyqyr.

Përgjigjen duhet kërkuar në qeverinë e Kosovës” ka thënë ai derisa është pyetur nga gazetarët të komentojë përfshirjen e tij në skandalin e përgjimeve.
Ai ka thënë se është mësuar të jetë i përfshirë në skandale.

”Nuk është hera e parë që jam protagonist në këto ngjarje” ka shtuar ai.
Më herët kishte thënë se nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje askujt.

Këto komenti i bëri derisa inaugurohej Qendra e Regjistrimit në Skënderaj.
Ndërkaq, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kishte kërkuar kërkim faljen nga personat e përfshirë në skandal.
“Ata që kanë përdorur fjalor denigrues për zyrtarë dhe qytetarë të Kosovës duhet të kërkojnë falje publike”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit