-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Lunacek: Veriu dhe Lugina të trajtohen njësoj

Më të lexuarat

“Të drejtat që do të kenë serbët në veri, po ato të drejta do t’i gëzojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës”, kështu ka deklaruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek

“Ky është edhe principi i Bashkimit Evropian. Në shumë vende të BE-së kemi minoritete, që kanë të drejta të barabarta në të gjithë familjen evropiane, kanë të drejta për përdorim të gjuhës dhe qasje në shërbime të ndryshme por edhe shumë të drejta të tjera.

Këto të drejta i kanë minoritete në BE dhe të njëjtat duhet ti kenë pakicat qoftë në Kosovë, Serbi apo në cilindo vend të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Lunacek në një intervistë për Radio Dukagjinin.

Ajo ka potencuar se takimi i paralajmëruar mes Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe atij të Serbisë, Tomislav Nikolic, është sinjal që Serbia po lëviz drejt njohjes së Kosovës.

“Presidentët e dy shteteve të pavarura do të takohen ndërmjet vete. Ky është një sinjal i mirë për Kosovën në prag të shënimit të pesë vjetorit të pavarësisë. Gjithë këtë ne duhet ta shohim se Serbia me Qeverinë aktuale është duke bërë hapa të ndryshëm që një ditë do të dërgojnë drejt njohjes së Kosovës, e di se kjo nuk do të ndodh nesër siç unë dhe shumë kosovar do të dëshironin” tha eurodeputetja austriake Ulrike Lunacek

Ajo ka potencuar se nuk pret nga Nikolici që të deklaroj se me shtrëngimin e duarve me Jahjagën, Serbia po e njeh Kosovën, porse sipas saj, në politikë, simbolet dhe imazhet janë shumë të rëndësishme dhe flasin çartë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit