Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, është e bindur se më 4 mars, kryeministri i Kosovës Hasim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic, do të pajtohen për veriun.
Europarlamentarja kërkon që Kosova ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Në një intervistë për gazetën “Tribuna”, ajo ka bërë thirrje që politika të largohet nga gjuha nacionaliste.
E pyetur për deklaratën e kryeministrit Thaçi se shqiptarët mund të jetojnë në një shtet nëse nuk ka integrim evropian, ajo ka thënë se retorika nacionaliste nuk është zgjidhje dhe se ajo nuk i ndihmon vendit.
Lunacek ka shprehur bindjen se ditën kur Kosova do të jetë anëtare e plotë e komunitetit ndërkombëtar, idetë për Shqipërinë e Madhe do të zhduken. Ajo ka shfaqur bindjen se një sekt fundamentalist fetar si ai që sulmoi debatin rreth seksit, nuk do të gjejë vend në Kosovë.kohaislame