Lumia 900 është ende duke u shitur nën çmimin prej 99 dollarëve, me kontratë, përgjatë AT&T ose drejtpërdrejt Nokias dhe shitësve si Best Buy. Por kjo pajisje mund të blihet për vetëm 49 dollarë nga dyqani online i Amazon. Amazon është faqe e njohur për zbritjet e mëdha që i bën dhe është e rëndësishme të thuhet që Windows Phone i Nokias tani është duke u shitur për më pak se 50 dollarë.
Nokia nuk ka lëshuar ndonjë shifër për numrin e pajisjeve të shitura Lumia 900, por siç duket, pajisja do të mund të përdorte një shtytje që mund ta marrë nga zbritja e çmimit. Pas arritjes së majës së listës së pajisjeve më të shitura të Amazon disa ditë pas lëshimit, telefoni ka rënë në vendin e pestë, nën smartphone-ët Android dhe një telefon Samsung.
Microsoft lëshoi platformën e vet Windows phone 7 në fund të vitit 2010. Sistemi operativ dhe një numër i pajisjeve që e kanë atë kanë marrë një perceptim pozitiv nga kritikët, të cilët e kanë marrë vesh që ndërfaqja Metro për celularë qëndron në një treg që kryesohet nga telefonat me ekrane të mbushur me ikona. Por këto lavdime nuk janë kthyer në shitje./pcworldalbanian/kohaislame