2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lumë letrash mbështetjeje për vajzën 10-vjeçare myslimane, e cila u kërcënua me vdekje në shkollën amerikane

Më të lexuarat

Një vajzë muslimane në Masaçusets ka marrë qindra letra mbështetëse pas marrjes së letrave kërcënuese në shkollën e saj fillore.

Filiali i Këshillit mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike ne Massachusetts tha se që nga e enjtja,  kishte marrë më shumë se 500 letra nga mbarë vendi për 10-vjeçaren.

Vajza,emrin e së cilës zyrtarët nuk e  kanë treguar, është në klasën e pestë në Shkollën Fillore “Hemenway ” në Framingham, rreth 40 kilometra në perëndim të Bostonit.

Zyrtarët e shkollës thonë se ajo ka marrë shënime kërcënuese në dollapin e saj në klasë, dy raste këtë muaj. Një shënim shkruante: “Ti je terroriste”. Ndersa tjetri  “Unë do t’ju vras.”

Sumaiya Zama, drejtoresha e avokimit të komunitetit të zyres së Massachusetts, tha se ajo është “tepër e lumtur” nga mbështetja e madhe, veçanërisht “mesazhet e fuqishme” të njerëzve të besimeve të ndryshme.

“Pavarësisht klimës së armiqësisë dhe frikës me te cilen shumë myslimanë përballen sot, është e qartë se kemi aleatë,” tha ajo në një deklaratë.

Zyrtarët e shkolles, të cilët kishin dënuar kërcënimet në atë kohë duke thenë që fajtori të tregonte veten, nuk komentuan të enjten. Policia e Framingham tha se rasti është ende aktiv.

Xhaxhai i vajzës, Jamaal Siddiqui , tha në një konferencë shtypi, pasi u zbuluan shënimet, se përvoja e frikësonte mbesën e tij.

“Ajo është e frikësuar,” tha ai në atë kohë. “Ajo ka të drejtë të frikësohet”.

Këshilli i inkurajoi njerëzit që t’i dërgonin letra vajzës për t’ju “kundërvënë mesazhit urrejtës”.

Që atëherë, letrat jane derdhur lum në më shumë se 20 shtete, përfshirë Hawaiun, tha këshilli.

Një mostër e shënimeve të siguruara nga këshilli tregojnë mesazhe me dorë me ilustrime shumëngjyrëshe dhe dizajne të gëzueshme.

Një shënim nga një 6-vjeçare e quajtur Sophie tregon një ilustrim të dy njerëzve të racave të ndryshme që mbajnë duart dhe qeshin. Ajo thotë: «I dashur mik, njerëzit e të gjitha feve duhet të jenë miq.»

Një mesazh tjetër, nga Mary B. në Springfield, Massachusetts, është shkruar një letër shumëngjyrëshe me zemra rreth saj: “Ju jeni dashuri, ju i përkisni”.

Dhe familja Cade shkroi në një shënim që përfshinte një vizatim të një peme, lule dhe perime: “Një familje hebreje nga Maryland ju dërgon dashuri dhe mbështetje.

Këshilli tha se planifikon t’ja dërgojë mesazhet familjes së vajzës javën e ardhshme.

Rrethet shkollore në Masaçusets jane perballuar me një rritje të akteve fanatike këtë vit.

Në periferinë e Reading të Bostonit, zyrtarët kanë raportuar më shumë se dy duzina rastesh të svatikave naziste dhe grafiteve të tjera urrejtëse që synojnë minoritetet që nga maji./ dailysabah

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit