5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Lulja e verdhë

Më të lexuarat

Me siguri e keni dëgjuar tregimin e legjendës indiane rreth lules së vogël të verdhë e cila lulëzoi në një kopsht.

Ajo lule lulëzon vetëm një herë dhe pastaj venitet.

Kur vizitori hyni në kopsht, në të gjitha anët dëgjonte vetëm ankesa…

Mangoja pohonte që dëshironte të jetë palmë kokosi. Përse? Sepse palma është më dobishme – frutat, gjethet, degët dhe trungu.

Megjithatë, palma e kokosit i xhelozonte mangos, ngase frutat e saj ishin të shtrenjta dhe eksportoheshin jashtë Indisë… Të gjitha bimët ishin xheloze me njëra-tjetrën, dhe mendonin se bima tjetër jep më tepër kontribut dhe është më e vlefshme.

Vizitori i cili dëgjonte vetëm ankesa, u ndal tek një lule e vogël me ngjyrë të verdhë e cila gëzueshëm lulëzonte në skajin e vet. U përkul dhe e pyeti: “Përse ti nuk ankohesh siç bëjnë të gjitha bimët e tjera?!”

Lulja u përgjigj: “Unë vërejta pemën kokosit dhe i mahnitesha gjetheve të cilat i lëkund era. Mandej dëshirova të jem sikur mangoja që të sjellë fruta të shijshme e të lëngshme… Por mandej mendova thellë në vete, sikur Krijuesi të dëshironte të jem pemë kokosi apo mango, Ai mund ta bënte këtë. Por Ai dëshiroi të jem një lule e vogël me ngjyrë të verdhë e cila lulëzon vetëm një herë, prandaj dëshiroj të jem LULJA MË E MIRË E VERDHË E CILA KA EKZISTUAR NDONJËHERË.”

Urtësia:
Njeriu është krijesa më e vlefshme dhe më fisnike që ka krijuar Perëndia, përse të mos jetë falënderues dhe të kontribuon në fushën e tij. “Thuaj: ‘Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve”. (El-En’am, 162).

Përshtati: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit