4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Lulebora e kopshteve shqiptare – Vlerat e panjohura shëruese

Më të lexuarat

Lulebora është zbuluar për herë të parë në Japoni. Në gjuhën angleze emrin e ka “Hydrangea” që vjen nga greqishtja e lashtë.

“Hydor” do të thotë ujë, ndërkohë që “Angos” do të thotë enë. Rrjedhimisht lulebora është si një enë uji duke iu përshtatur më së miri nevojës së luleborës për ujitje të vazhdueshme.

Lulebora gjendet pothuajse në të gjitha pikat e tregtimit të luleve në shumë qytete dhe rrethina.

Shumë shtëpi të shqiptarëve janë të mbushura me lulebore të ngjyrave te ndryshme si  bluja, e bardha dhe roza.

Luleborat shumëngjyrëshe janë karakteristikë e këtyre qyteteve të bukura shqiptare dhe mbjellja e tyre është një traditë që ka vazhduar prej shumë vitesh.

Përveç hijeshisë së saj të pakundërshtueshme, lulebora njihet si një bimë e jashtëzakonshme terapeutike.

Në botë ekzistojnë katër deri në pesë lloje luleborë, rrënjët dhe bishtat e të cilave janë përdorur prej shekujsh në terapi të ndryshme dhe kura shëndetësore.
Veçanërisht për të luftuar gurët në veshka, infeksionet në fshikëzën e urinës, prostatën dhe alergjitë nga polena ose pluhuri.

Luleborën mund ta përdorim si barishte (vetëm rrënjët dhe bishtat e nëndheshme) në përgatitjen e lëngjeve tonike që i bëjnë mirë veshkave.

Lëngu i bërë me luleborë rrit fluksin e urinës dhe ndihmon veshkat duke shkarkuar mbetjet e akumuluara dhe ndihmuar në formimin e sekrecioneve të rëndësishme.

Lulebora ka në përmbajtjen e saj hydranginën, një përbërës i rëndësishëm falë të cilit lulebora ka të gjitha vlerat e nevojshme që ndihmojnë veshkat.

Lulebora ka në përmbajtjen e saj edhe flavonoidë, minerale siç janë kalciumi, magnezi, fosfori dhe sulfuri. Këto elementë besohet të ofrojnë një kontribut fantastik në gjëndjen shëndetësore të njeriut.

Shumë njerëz përdorin rrënjët dhe bishtat nëntokës së luleborës duke i zier në ujë të bollshëm për pesë minuta dhe duke e konsumuar lëngun si çaj.

Në të vërtetë shumë çajra në botë që luftojnë gurët në veshka përmbajnë elementin hydrangea, por edhe bimë të tjera si lulerradhiqja.

Studiuesit Japonezë tregojnë se lëngu nga rrënjët e luleborës ndihmon në shkarkimin e gurëve të vegjël nga veshkat pa patur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas të njëjtëve studiues, ky lëng përdoret për trajtimin e dhimbjeve kronike të kraharorit që shkaktohen nga bronkiti.

E megjithatë, lulebora konsiderohet edhe si një lule me një bukuri vrastare. Lulebora shkakton helmime serioze.

Në rast se konsumoni gjethet dhe gonxhet e luleve atëherë jeni në rrezik. Simptomat e helmimit të shkaktuar nga kjo lule përfshijnë të vjellat, dhimbjet e barkut, frymëmarrje të rënduar, etj.

Herën tjetër kur ta shikoni këtë lule të jashtëzakonshme, kujtoni që pavarësisht rreziqeve, nëna natyrë na ka ofruar shumë ndihmë për të luftuar problemet tona shëndetësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit