Luftime mes ushtrisë siriane dhe kryengritësve kanë shpërthyer sot për herë të parë në dy prej lagjeve të krishtera, në qendër të Damaskut, njoftoi pak më parë Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut, (OSDH).
“Mëngjesin e sotëm kanë shpërthyer për herë të parë luftime pranë lagjeve të krishtera Bab Touma dhe Bab Charqi. Informacionet e para flasin për të paktën një të vdekur në radhët e ushtarëve të regjimit”, njoftoi OJQ-ja.