3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Luftëtarët opozitar po i afrohen Damaskut dhe kanë rrëzuar dy avion

Më të lexuarat

Zonat rurale të Damaskut janë dëshmitare e përleshjeve të ashpra në mengjesin e sotëm pas marrjes në kontroll të disa pikav strategjike nga ushtria çlirimtare në dy ditët e kaluara. Luftëtarët çlirimtar kanë rrëzuar dy avion MIG në lindje të Gutas në fillim duke përdor “ mbrojtës anti-avion”. Në anën tjetër forcat e regjimit Sirian po vazhdojnë bombardimet në lagjet jugore të Damaskut dhe në rajone tjera në gjithë vendin.

Komanda e përbashkët e ushtrisë çlirimtare njofton se ushtarët e saj kanë rrëzuar dy avionë MIG në lindje të Gutas afër Damaskut, ku kjo është hera e pare që ushtria çlirimtare përdor armë kundër avion, armë që kishin arritur ti deponojn gjatë ofanzivave luftarake që kishin marrë në kontroll bazat ushtarake në periferi të Damaskut.
Këto zhvillime vijnë pasi që ushtria çlirimtare kishte shkatërruar dy helikopterë dhe stacione të radarëve në aeroportin Merexh Sulltan në Guta.
Nga ana tjetër rrjeti për të drejtat e njeriut në Siri tha se nëntë persona janë vrarë në Damask dhe rrethinën e saj sot në mengjes. Aktivistët bëjnë të ditur se avionët e regjimit kanë vrarë dhjetë fëmijë në fshatin Dir Asafir në Damask.
\mszh\Sh.Hulaj/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit