Serbia nuk i ka dhënë informacione Ukrainës për luftëtarët pro-rusë serbë që marrin pjesë në Ukrainë. Këtë e ka konfirmuar shefi i shërbimit të inteligjencës së Ukrainës (SBU), Vasil Gricak për agjencinë e lajmeve ukrainase “Interfaks”.
Lista që Ukraina ka kërkuar nga Serbia përbëhet prej 103 luftëtarë serbë që gjenden në pjesën separatiste pro-ruse në Ukrainë.
Sipas të dhënave që ka siguruar KosovaPress, në këtë mes janë edhe një numër i madh serbësh që kanë qenë pjesë e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Kurse, disa nga ta kanë qenë të pranishëm edhe pas qershorit 1999, kur nga Kosova është dashur të largohen të gjitha forcat zyrtare të Serbisë, duke përfshirë edhe ato të spiunazhit.
Njëri nga serbët që më së shumti ka frekuentuar në Kosovë është Goran Gerovac, i cili së voni ka ndryshuar stilin dhe pamjen e tij me qëllim maskimi. Ky luftëtar që sot gjendet në territoret separatiste ruse në Ukrainë, dikur ka qenë bashkëpunëtor i afërt i kriminelit Arkan, një kohë pjesë e luftës në Kosovë, përkatësisht pjesëmarrës në luftimet e Koshares, në kufirin me Shqipërinë.
Ai gjithashtu ka qenë pjesë e luftës edhe në Kroaci e Bosnjë, që nga vera e vitit 1991. Në të gjitha frontet, Gerovac ka qenë përkrah me rusë që luftonin atëherë në Ballkan.
Pjesë nga video përkthimi nga Youtube (min. 48:48 deri 49:12)

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

GEROVAC: Aty merrnin pjesë edhe …
GAZETARI: … vullnetarët rusë.
GEROVAC: Po.
GAZETARI: Sa rusë kanë qenë në ekip?
GEROVAC: 60.
GAZETARI: 60? A kanë qenë këta kozakë apo ndonjë specialist rus?
GEROVAC: Ata quheshin kozakë, por shumica që kishin kaluar nëpër Çeçeni.
Sipas intervistës që e pati dhënë në mediat serbe, vet Goran Gerovac kishte pranuar se kishte punuar për shërbimet serbe të spiunazhit dhe kishte disa identitete, me disa mbiemra të ndryshëm: Radisavleviq, Cvetkoviq dhe Gerovac.
Pjesë nga video përkthimi nga Youtube (min. 3:54 deri 4:24):

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

GAZETARI: Problemet e tua fillojnë kur e ke filluar një mision të fshehtë në të cilin ke qenë pas marrëveshjes së Kumanovës në Kosovë, kur u bëre funksionar i forcave ndërkombëtare në Kosovë…
GEROVAC: Pranë UNDP-së.
GAZETARI: Çfarë organizate është kjo?
GEROVAC: Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.
GAZETARI: Sa kohë ke qenë aty?
GEROVAC: Dy vite e gjysmë.
KosovaPress ka siguruar disa fotografi të tij, që e dëshmojnë praninë e tij në mes të strukturave ndërkombëtare në Kosovë.
Ish-bashkëshortja e tij e ka postuar në vitin 2011 një fotografi me të, ku thotë “Me ish-bashkëshortin në një ndejë në Shtabin Qendror të KFOR-it në Prishtinë më 2005”.
Goran Gerovac tash e sa kohë është njëri nga serbët që vepron herë në luftë e herë duke mbledhur fonde për separatistët rusë në Ukrainë.
Pamja e re e Goran Gerovacit