Sot siguria në hapësirën e informacionit global është ndoshta garancia kryesore e sigurisë së gjithë komunitetit botëror. Ky është përfundimi në të cilin arritën pjesëmarrësit e konferencës së pestë ndërkombëtare “Besim dhe siguri në shoqërinë e informacionit” në Shangai.
Problemi i sigurisë së informacionit, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme politike, sot kërkon një zgjidhje kolektive. Dhe në qoftë se disa anëtarë të veçantë të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, e shikojnë të nevojshme të veprojnë në rrjetet informative globale, duke u bazuar vetëm në interesat e tyre, të tjerët nga ana e tyre e shohin rrugëdaljen në një bashkëpunim aktiv ndërkombëtar.
Rusia, Kina dhe vende të tjera në zhvillim si India dhe Brazili, mund të fillojnë të shprehin vullnetin e tyre në hapësirën e informacionit global. Vendet anëtare të BRICS përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së rruzullit tokësor, dhe sot interesat e ketyre vendeve dhe pjeses tjeter te botes nuk merren gjithmonë në konsideratë nga krijuesit e Internetit.
Sot Interneti është shndërruar në një arenë të luftës kibernetike. Dhe në qoftë se përpjekjet ndërkombëtare nuk do t’i japin fund këtij konfrontimi, pasojat mund të jenë shumë negative.
– Nëse ne nuk biem dakord, ne do të jemi dëshmitarë të kiber-Hiroshimës.Ka shumë shembuj të rasteve, kur disa hakera,të cilët nuk dihen se për llogari të kujt punojnë, përpiqen të zgjidhin në mënyrë individuale problemin e drejtësisë në sferën e informacionit dhe të ruajtjes së sovranitetit informativ të një shteti, duke përdorur kapacitetet e veta.
Gjatë forumit anëtarët e delegacioneve paraqitën projekte të reja eksperimentale që synojnë zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale në Internet. Vëmendjen e veçantë të pjesëmarrësve të huaj e tërhoqën projektet e sistemit të luftës kundër “ekstremizmit”, si dhe koncepti i parandalimit të “efektit Snowden” – disa zgjidhje që parandalojnë rrjedhjen e informacionit konfidencial.